Gjykata Drejtave të Njeriut/ Policia shkel nenin 3 të Konventës ndaj tre anëtarëve të minoritetit rom

Gjykata Drejtave të Njeriut/ Policia shkel nenin 3 të Konventës ndaj tre anëtarëve të minoritetit rom

Fier/ Shpërthen bombola e gazit
Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza
Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë

Një tjetër vendim pozitiv nga Gjykata Europiane e Drejtave të Njeriut, përsa i përket shkeljes së të drejtave të minoriteti rom dhe egjiptian në Shqipëri. Referuar ngjarjes së ndodhur në vitin 2013 në Drizë, Fier, ku efektivë të policisë së shtetit dhunuan tre anëtarë të minoritetit rom në banesën e tyre, dhe më pas edhe u akuzuan për kundërshtim të forcave të rendit, organizata Shërbimi Ligjor Falas “Tlas” i’u drejtua me ankesë Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e saj gjykata shprehet se: -Deklaron të pranueshme ankesën e aplikantit të dytë, të tretë dhe të pestë sipas nenit 3 të Konventës, si dhe konstaton se ka pasur një shkelje të detyrimit procedural të nenit 3 të Konventës për shkak të dështimit të autoriteteve për të hetuar pretendimet e kërkuesit të dytë, të tretë dhe të pestë për keqtrajtim nga agjentët e shtetit dhe asnjë shkelje të detyrimit thelbësor në atë nen. Gjithashtu, shteti i paditur duhet t’i paguajë ankuesit të dytë, të tretë dhe të pestë, brenda tre muajve, 4500 euro (katër mijë e pesëqind euro) secili, plus çdo taksë që mund të paguhet, në lidhje me dëmin jopasuror, që do të konvertohet në monedhën e shtetit përgjegjës me kursin e zbatueshëm në datën e shlyerjes dhe të paguhet në llogarinë bankare të TLAS.

COMMENTS

WORDPRESS: 0