Gjykata dhe SPAK përplasen për masën e dytë të Bllakos

Gjykata dhe SPAK përplasen për masën e dytë të Bllakos

“Nëse ndodh kjo, në Shqipëri do mbledhim kufoma”, ja paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës
Rrugët që vrasin: Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore
Studimi tregon se 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit

Teksa Prokuroria e Posaçme në mbyllje të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Elbasanit ngriti akuzë tjetër për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, Gjykata e Posaçme i rrëzoi kërkesën për vendosjen e një mase të dytë sigurimi “arrest në burg”.

Vendimi u kundërshtua nga SPAK që iu drejtua me kërkesë për caktimin e masës, Gjykatës së Posaçme të Apelit. Kjo e fundit ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë në 2 seanca të ndryshme kete të enjte do të dalë me një vendim.

Bashkë me Bllakon, SPAK mori nën hetim për inceneratorin e Elbasanit edhe biznesmenin Mirel Mërtiri, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në bashkëpunim me aksionerët e kompanive koncensionare të inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, të cilët tashmë të tre janë në kërkim.

Hetimet në dy dosjet që po hetohen konçensionet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit kanë perfunduar, teksa për këtë të fundit SPAK është duke përgatitur kërkesën për gjykimin e Lefter Kokës dhe zyrtarëve të tjerë.

Ende në fazën e hetimeve paraprake ndodhet dosja për konçensionin e dhënë për inceneratorin e Tiranës.

Tv Klan

COMMENTS

WORDPRESS: 0