Gjykata e Tiranës vendosi sot në favor të ricikluesit egjiptian Agron Curra duke konstatuar diskriminimin në formën e “Diskriminimit të tërthortë”, si dhe kompesimin në formën e dëmit moral në masën 2,504,467 mijë lekë.
I përfaqësuar nga avokati i “Drejtësi Sociale” Gentian Sejrani, Z. Curra arriti të fitonte betejën ndaj institucionit të Bashkisë Tiranë pas sekuestrimit me dhunë të një biçiklete 3-rrotake si dhe materialet e ndodhura brenda saj. Ngjarja e ndodhur me datë 03.03.2020 u përdor si rast precedent, duke ju referuar rasteve të përsëritura të Policisë Bashkiake Tiranë, e cila dhunon sistematikisht njerëzit në nevojë, ricikluesit dhe tregtarët ambulantë.
Çfarë ndodhi me Z. Agron Curra pas datës 3 Mars 2020?
Më datë 05.03.2020 paditësi A.C së bashku me avokatin e “Drejtësi Sociale” z. Gentian Sejrani, është paraqitur pranë zyrave të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga ku, ka bërë ankesë në lidhje me veprimet e policisë bashkiake. Ai pretendoi se këto veprime përbëjnë diskriminim “për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike”.
Komisoneri, pas ndjekjes së procedurës për shqyrtimin e ankesës ka dalë me vendimin Nr. 133, datë 08.10.2020 ku ka konstatuar “… diskriminim të tërthortë, për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike, të paditësit nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Policisë Bashkiake Tiranë.”
Pas vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, avokati i “Drejtësi Sociale” iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë duke i kërkuar përsa i takon mëposhtë:
1.Konstatimin e diskriminimit në formën e “Diskriminimit të tërthortë” ndaj Paditësit Agron Cura;
2.Detyrimin e palës së Paditur për shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga sjellja diskriminuese, përmes ndreqjes së shkeljeve ligjore dhe pasojave përmes:
I. Kryerjes së veprimeve administrative për ndërprerjen e praktikave të ndjekura nga Bashkia Tiranë dhe Policia Bashkiake Tiranë për bllokimin e materialeve të riciklueshme që mblidhen nga persona në nevojë, veçanërisht anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian ;
II. Kompensimit të dëmit jo-pasuror, në formën e dëmit moral, në masën 2,504,467 mijë lek, të shkaktuar nga pala e paditur;
III. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.
Ju mund të lexoni në informim.al mbi dhunën policore ndaj riciklueve.
COMMENTS