5 nëntori shënon ditën Ndërkombëtare te gjuhës Rome.
Gjuha rome, gjuhë e folur në rreth 50 shtete, pasi do të njihte një migracion të shtrirë në kohë dhe në hapësirë, para 1000 vjetësh, nga India e Veriut në Evropë e më tej në kontinente të tjera, është një ndër rastet unike me një interes të veçantë për t’u për tu studiuar. Romët janë trashëgimtarë të një gjuhe e quajtur romisht, e praktikuar nga pjesa më e madhe e tyre, por që mbetet në kornizën e një kujtimi të largët. Më së shumti, kjo ruajtje e gjuhës dhe praktikimi i romishtes mund të konstatohet sidomos tek ata të cilët kanë ardhur nga Perëndimi i Evropës, Gitans (ciganë nga Spanja) në Gadishullin Iberik dhe Gypsies në Angli.
Ne vitet e fundit, për shkak edhe të politikave të Bashkimit Europian po punohet shumë në interes të integrimit të këtij komuniteti. Kjo ka bërë të mundur që në Fakultetin e Shkencave Humane të qytetit të Elbasanit në vitin akademik 2015-2016 të hapej një program studimi, i pari në llojin e tij, dega Gjuhë Rome – Gjuhë Shqipe. Një nga studentët që ndoqën studimet në këtë program është Raxhi Rakipi, një i ri anëtarë i pakicës rome, aktiv në organizata për mbrojtjen dhe integrimin e kësaj pakice dhe i diplomuar edhe në master profesional për mësues të gjuhës shqipe në AMU, të cilin e intervistuam për të mësuar më shumë mbi të dhe gjuhën rome.
A vazhdon tradita e trashëgimisë së kësaj gjuhe në familjet rome?
Në familjet Rome, gjuha e parë qe mësohet është gjuha e nënës, gjuha rome. Ndërsa në shkolla mësohet si një lëndë shtesë dhe është përfshirë tek pjesa e shkollave Qendër Komunitare.
Në vitin 2015-2016 është hapur dega Gjuhë Rome – Gjuhe Shqipe. Sa ka qenë numri i studentëve që kanë ndjekur këto studime?
Ekipi i vlerësuesve e gjeti programin e studimit Bachelor në gjuhë shqipe dhe rome në Fakultetin e Shkencave Humane, që lehtëson integrimin e komunitetit rom në arsimin e lartë në Shqipëri. si një praktikë të mirë”.
Ky program studimi u realizua në këtë universitet vetëm në 4 vite akademike. Suksesi dhe dështimi i tij janë një histori e vogël që përfshihet në historinë e madhe të arsimit të lartë në Shqipëri dhe sfidave që po kalon ai, si edhe gjendjes së vetëdijes etnike të kësaj pakice në Shqipëri. Në vitin akademik 2015-2016, i pari i tij, në këtë program studimi u regjistruan 10 studentë, nga këta 6 meshkuj dhe 4 femra. Dy prej tyre ishin romë. Arritën të diplomohen 8 studentë, një u çregjistrua dhe një tjetër nuk i ka përfunduar ende studimet.
Çfarë qëllimi ka studimi për këtë degë? Çfarë synimi kishit ju që ndoqët studimet në këtë degë?
Në fillim kur unë u regjistrova tek dega Gjuhë Shqipe- Gjuhë Rome në vitin 2015-2016 isha shumë kurioz të mësoja se si shkruhej dhe lexohej gjuha rome sepse nuk kisha dijeni dhe sigurisht ta mësoja dhe ta trajtoja nga ana akademike.
A ishte i lehtë mësimi i gjuhes rome per maxhorancen?Si shpreheshin ato?
Unë kam pasur në fakt 8 shokë e shoqe të tjerë të cilët ishin tek dega që unë studioja.Normalisht ata ishin shumë kuriozë të dinin se si flitej kjo gjuhë, shkrimi, leximi dhe gjithashtu plot informacione të tjera të cilat në një farë mënyre i praktikonim dhe i mësonim së bashku.
A ka pasur interes këtë vit për këtë degë?
Në vitin 2016-2017 u regjistruan 7 studentë, të gjitha femra. Njëra prej studenteve ishte gjysmërome. U diplomuan nga ky grup 5 studentë dhe u çregjistruan 2 prej tyre. Këtë vit nuk ka patur të interesuar.
A mund të punësohesh si mesues i gjuhes rome?A eshte bëre nje kerkese e tille Ministrise se arsimit te pakten në ato shkolla ku ka nxënës të këtij komuniteti. Nese po, si janë pergjigjur ata?
Në shkollën 9-vjeçare Hamit Mullisi kam dhënë mësim prej 5 vitesh në mënyrë vullnetare në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare. Ministria ka kurrikulën e gatshme dhe janë bërë kërkesa të vazhdueshme lidhur me mësimdhënien e gjuhës rome aty ku ka pakicë rome bazuar në ligjin me numër 96/2017 Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Lidhur me kërkesën për futjen e gjuhës rome në shkolla, ata shprehen se ka mungesë lidhur me mësimdhënësit e gjuhës rome.Unë personalisht do të jem një nga ata,sepse ne jemi tetë studentë që jemi diplomuar dhe kemi mbaruar dhe praktikën profesionale.Kam pasur përgjigje pozitive nga vetë ministrja Kushi dhe në momentin që unë marr licensën si mësimdhënës besoj do të më lindë e drejta të jap mësim në tre shkolla të qytetit të Elbasanit ku ka komunitet rom.
COMMENTS