Qendra për Aksion në bashkëpunim me qendrën Treja dhe Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome zhvilloi një aktivitet në sajë të ditës ndërkombëtare të komunitetit Egjiptian. Ky aktivitet u zhvillua në Teatrin Kombëtar në Tiranë me mbështetjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me slloganin “Stop gjuhës Diskriminuese në Media. Qëllimi i këtij takimi shërbeu si “fushatë ndërgjegjësimi” mbi gjuhën diskriminuese në Media dhe përmirësimin e situatës aktuale.
Gjatë aktivitetit aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut së bashku me persona të profileve publike përcollën mesazhet e tyre sensibilizuese ndaj këtij fenomemi shqetësues për komunitetin egjiptian. Duhet theksuar se përdorimi i gjuhës diskriminuese në Media kundrejt minoritetit Egjiptian nga persona me profil publik shqetëson këtë minoritet dhe frymëzon përsëritjen e situatave diskriminuese, ndaj duhet një sinkronizim i aktorëve për të pasur rezultat në mposhtjen e gjuhës së urretjes.
COMMENTS