Gjoba për fshatarët që shesin prodhimet e tyre, por jo për baret dhe lokalet që zenë hapësirat publike.

Gjoba për fshatarët që shesin prodhimet e tyre, por jo për baret dhe lokalet që zenë hapësirat publike.

Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…
La Casa de Papel: Ide nga fansat sesi do jenë sezonet në vazhdim.
Vdekja e gazetarit Arben Kosturi në moshën 53-vjeçare/ Unioni i Gazetarëve apel qeverisë për vaksinimin e gazetarëve të terrenit

Fshatarët që duan të shesin prodhimet e tyre në rrugët e qytetit të Elbasanit , gjobiten edhe pse janë dakort të paguajnë tarifën për zënien e hapësirës publike. Gjatë një bisedë me gazetarin e InFormim.al një zonjë shprehet se policia bashkiake e ka gjobitur vazhdimisht. Gjobat që marin variojnë nga 10-15 mijë lekë të vjetra, madje ndodh ndonjëherë edhe  pa biletë, dorazi.

“Duan lekë ata, duan lekë o biri i nënës, nëse rri shet këtu në rrugë duan 10 mijë lekë, duan të na marrin mallin,  erdhën dhe më vunë gjobë 10 mijë lekë por nuk e firmosa dhe e mori me vete gjobën.”-  shprehet ajo e revoltuar.

Por fshatarët që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës, nuk janë të vetmit që zënë hapësirat publike. Nëse hedh një vështrim rrugëve të qytetit sheh lokalet që i kanë ngushtuar trotuaret dhe hapësirën publike.

 

Fshatarëve i bllokojnë mallin që zënë më pak hapësirë dhe janë të gatshëm të paguajnë tarifën për zënien e hapësirës publike, ndërsa për bizneset që zënë hapësira publike duke penguar lëvizje e qytetarëve përjashtohen, ose tolerohen në tarifën për zënien e hapësirës publike.

Sipas disa shtesave dhe ndryshimeve në VKB nr. 179 datë 04.12.2019 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan, për vitin 2020” , në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, u vendos, Përjashtimi nga detyrimi i pagesës së tarifës për zënien e hapësirës publike, për periudhën Mars-Maj 2020.

Gjatë bisedës me gazetarin e gentians.sg-host.com/informim zonja tregon peripecitë që kalojnë çdo ditë në rrugët e qytetit. Ajo që ata bëjnë është një “luftë” e vazhdueshme çdo ditë, për të fituar bukën e gojës. Ata përpiqen dhe urojnë që në fund të ditës, ato pak para që nxjerrin, t’i çojnë në shtëpi dhe jo të përfundojnë në xhepat e policëve bashkiakë. Këto banorë e kanë humbur besimin te institucionet përgjegjëse dhe nuk dinë se ku të drejtohen për të kërkuar ndihmë.

Gazetari – A e keni ngritur si problem?

-Ku të vete, kush të pyet,  as që duan t’ia dinë fare. Duam të hamë, jemi me kredi, nuk na lenë të shesim, të hamë një kore buke ne njerzit. Kemi tre muaj karantinë, çfarë na dhanë? 1 kg makarona s’na prunë.

Gjithashtu ajo tregoi, kur njërës prej shoqeve të saj i merrnin bidonat e qumështit, i hiqnin tapat dhe i’a dirdhnin.  “Tapat i’a hidhnin nëpër çati. Më erdhi keq për atë nënë e kisha shoqe, mora zemer dhe ia vendosa kokën policit në hekër e godita. Erdhi policia e rendit dhe bashkiake e shkarkova direkt nga puna atë polic.”

Sot zonja e fitoi betejën me policinë që po priste t’i sekuestronte mallin dhe për këtë e ndihmoi prania e gazetarit. Menjëhërë pasi gazetari i InFormim.al largohet, për t’u kthyer sërish pas disa minutash, policia i afrohet për ti sekuestruar mallin, por zonja i kishte thënë që personi, me të cilin po fliste më parë ishte gazetar. Gjithashtu e kishte vënë në dijeni për çdo gjë që i kishin bërë asaj dhe bashkëfshatarëve të tjerë. Nga frika se mund të dalë në media polici  e mohon që i ka marë para asaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0