Gjirokastër, 27 nxënës jetojnë në kushte të mjerueshme/ “Duhet të skuqemi dhe të na vijë turp”

Gjirokastër, 27 nxënës jetojnë në kushte të mjerueshme/ “Duhet të skuqemi dhe të na vijë turp”

Raporti, Banka Botërore: 63% e nxënësve në Shqipëri në varfëri mësimore
Elbasan/ Nëna trondit me rrëfimin e saj: “Më iku djali e askush nuk mban përgjegjësi. Mi kanë marrë zemrën…”
Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…

Nxënësit e shkollës profesionale “Thoma Papapano“ Gjirokastër, jetojnë në një konvikt në kushte shumë të vështira. Ndërtesa  në të cilën qëndrojnë 27 nxënës të shkollës profesionale i ngjan një ngrehine mesjetare, në të cilën nuk është vënë dorë prej shumë vitesh. 

 Përvec amortizimit të ndërtesës 3-katëshe të pushtuar nga lagështia edhe dyert, dritaret, xhamat e thyer, tualetet dhe prizat e shkatërruara e bëjnë më të vështirë qëndrimin e atyre nxënësve, të cilët për ti shpëtuar kushteve mizerabël në këto ditë të ftohta kanë kontaktuar Fiks Fare.

prizakaldaja

dritare                       kushtet
Kushtet e konviktit në Gjirokastër në të cilat jetojnë nxënësit. Burimi: Top Channel

Sipas gazetarëve të emisionit investigativ që vizituan konviktin, panorama që të shfaqet përpara syve të lë pa frymë. “Dyert janë të rrënuara dhe ju vjen era kalbësirë. Edhe dritaret janë në të njëjtën gjëndje madje i ftohti ,era apo shiu futen brënda në dhomat e nxënësve. Kaldaja është e dalë jashtë përdorimit dhe nuk fuksionon.

Ndërkohë prizat janë të hequra ose gjysëm të hequra të varura nëpër mure. E vetmja mënyrë që nxënësit kanë për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta janë disa ngrohëse që i kanë marrë nga shtëpitë e tyre, por që në darkë duhet t’i dorëzojnë një e nga një tek kujdestari. Justifikimi për këtë nga ana e përgjegjësit të konviktit është se kanë qenë vetë fëmijët që i kanë prishur dhe për këtë janë ndëshkuar. Po ku lahen këta të rinj? Në të gjithë katin ekziston vetëm një dush që shërbente për t’u larë 27 djemtë. Dushi mezi hapej e mbyllej dhe të duhej shumë fat të arrije të laheshe në të.”- shkruan Top Channel.

Ndërsa Nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër,  Ylli Muho thotë se ju vjen turp për gjendjen që ndodhet konvikti, i cili është i pabanueshëm.

Përsa u përket nxënësve ai thotë se bashkia ka qenë në proces për t’i çuar në një tjetër konvikt, atë të shkollës së lartë, ku kushtet janë më të mira dhe “sot ju gazetarët na bëtë të kuptojmë që ky proces duhet përshpejtuar” shprehet nënkryetari, për emisionin Fiks Fare..

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0