Gjinari provë e dështimit të programit “100 fshatrat”.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve – ja pasojat për xhepin e shqiptarëve
Bllokohet harku i Bërdicës, prezencë uji në rrugën që lidh Shkodrën me Tiranën
Duhani vret dhe varfëron

Në Gjinar të Elbasanit, prej vitesh aty asgjë nuk ka ndryshuar, edhe pse Gjinari është pjesë e programit të 100 fshatrave.

Programi i 100 fshatrave, u prezantua në shkurt të 2018 nga qeveria, edhe pse kanë kaluar 4 vite që prej asaj ditë, programi i rilindjes rurale akoma nuk ka prekur të gjithë fshatrat e premtuar. KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator të këtij viti thuhet se programi 100 fshatrat nuk është zbërthyer ne plane vjetore pune, për pasojë edhe efektet e këtij programi mbetën të panjohura, sepse deri më tani nuk ka një raport vlerësues të asaj që është arritur dhe ndikimit që ky projekt ka dhënë në zonat ky ka shkuar mbështetja buxhetore. Por puna e 4 ministrive që duhet të sillte rilindjen e zonave rurale, në vend të zhvillimit erdhi braktisja e fshatrave.

“Kemi bashkuar forcat ç’ka do të thotë kapacitet financiare dhe njerëzore, për të ndërtuar sa më shpejt modelet e fshatit të së nesërmes”, tha Niko Peleshi, ish-ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë do të kontribuonte në zhvillimin e 100 fshatrave nëpërmjet programit IPARD dhe Skemës Kombëtare. Por shpërndarja e këtyre fondeve tek kryetarët e bashkisë dhe personave më të shkuar kriminale, sikurse denoncoi edhe emisioni Inside Story, nuk hapi vende të reja në këto fshatra dhe as rriti prodhimin vendas. KLSH konstaton se paratë që janë dhënë për rilindjen rurale , në të vërtetë nuk ka një raport se ku të përcaktojë rezultatin e objektivave që duhet të arrijë programi 100 fshatrat.

KLSH thotë se 4 ministritë nuk u koordinuan me njëra-tjetrën për shpërndarjen e punëve pasi kurrë nuk u ngrit një strukturë që të administronte dhe monitoronte punët e tyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kishte për detyre të zgjeronte hartën e zonave të gjelbërta, ja çfarë deklaronte ish-ministri Klosi:

“Gjelbërimi i Shqipërisë deri në vitin 2020 me mbjelljen e plot të 20 milion e 200 mijë fidanëve është agjenda e ditës sonë të punës”.

Por gjethet e 20 milionë pemëve të premtuara nuk dolën kurrë, ndërsa Ministria e Kulturës do të rilindet monumentet e kulturës.

“Fshati i Linit sapo dorëzuam jo më larg se dje dosjen e plotë për të futur bregun tonë të liqenit në trashëgiminë botërore të UNESCO-d. Dhe fshati i Linit do të përfundojë pikërisht prej këtyre gjerave përveç prej atyre që ka historikisht”.

Por po në këtë viti liqeni i Ohrit rrëzoi të futej në Listën e Rrezikut, për këtë arsye Unesco i la 19 rekomandime për palët që kanë menaxhimin e Ohrit. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës kishte për detyrë të ndërtonte rrugët.

“Do të thoni ju unë si ministër infrastrukture dhe energjisë mund të dukem larg pjesës rurale, por pikërisht përmirësimi i infrastrukturës qoftë asaj qëndroje dhe asaj që lidhet më ketë program është e rëndësishme”.

Por fshatrat e së nesërmes, mbetën në të shkuarën. Për këtë arsye KLSH rekomandoi që ministritë e përfshira në program duhet të marrin masa për rivënien në afat të këtij programi qeveritar, përditësimin e tij në vazhdim, nëpërmjet një qasjeje bashkëpunuese ndërinstitucionale, me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit.

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0