Gjinari është zona turistike më e frekuentuar e qytetarëve të Elbasanit, por jo vetëm.Klima, ajri i pastër , relievi malor, ushqimet tradicionale, pikat turistike tërheqenin turistët vendas dhe të huaj. Gjinari të ofron edhe aktivitete të ndryshme argëtuese si: piknik , hiking,camping, ekspedita studimore, si dhe ushtrimin e sportit rally-it etj. Krahas aktiviteteve argëtuese, Gjinari shërben edhe si zonë kurative për ata që vuajnë nga mushkëritë.
Fatkeqësisht pamja piktoreske e kësaj zone është zbehur nga mbeturinat dhe plehrat përreth, duke vënë në pikëpyetje frekuentimin e turistëve. Aroma e pakëndshme , e bën të pamundur relaksimin apo drekimin e një pikniku. “A po zbehet kjo zonë turistike nga vetë dora e njeriut”?
COMMENTS