Gjeografia e pushimeve në shtator, shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve qëndruan në Tiranë e Durrës

Gjeografia e pushimeve në shtator, shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve qëndruan në Tiranë e Durrës

Greqia ne flakë, mijëra banorë largohen nga Athina
‘Më kanë marrë triçiklin e dytë brenda katër ditësh’, i mituri rom denoncon dhunën e policisë
Shqipëria kërcënohet nga moti i keq/ Dalja e lumenjeve nga shtrati rrezikon përmbyjtje në Vlorë dhe Shkodër

Rreth 130 mijë shqiptarë që fjetën së paku një natë në shtëpi me qira, hotele apo bujtina, vijuan pushimet edhe në shtator. Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi gjeografinë e akomodimit tregojnë se në muajin që shënjon nisjen e vjeshtës, 44 për qind e rreth 130 mijë pushuesve vendas qëndruan kryesisht në Vlorë e Sarandë, 37 për qind në Tiranë, Durrës apo Elbasan dhe pjesa tjetër në veri të vendit.
Të tjera shije shfaqin të huaj. Rreth 47 për qind e tyre preferojnë Shqipërinë e mesme, 30 për qind veriun, zonat malore të vendit dhe vetëm 23 për qind jugun.
Pjesa më e madhe e atyre që kaluan minimalisht një natë në struktura akomoduese ishin nga Kosova, duke u ndjekur nga Polonia me rreth 14 për qind të totalit, Italia 8 për qind, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.
Mirëpo të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e të huajve që hynë në vend u akomoduan. Nga totali i mbi 760 mijë të ardhurve pak më shumë se 110 mijë apo thënë ndryshe 14.5 për qind e totalit fjetën në strukturat akomoduese.

A2CNN

COMMENTS

WORDPRESS: 0