Një 6-të vjeçar nga komuniteti rom me inicialet A. M. nuk mund të regjistrohet në shkollë pasi në regjistrat e Gjendjes Civile rezulton vajzë ndërkohë që ka lindur djalë.
Në çertefikatën e lindjes së 6-të vjeçarit të lëshuar më datë 10.09.2015 në Maternitetin e Fierit rezulton se fëmija është i seksit femër dhe po kështu është regjistruar edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile.
Prindërit e 6-të vjeçarit nga komuniteti rom për shkak të pamundësive për të kuptuar përmbajtjen e dokumentit nuk e kanë kuptuar gabimin deri në moshën 3 vjeçare të tij.
Gjithashtu pamundësitë ekonomike të familjes e bëjnë të pamundur për ta, të ndjekin proçedurat deri në ndryshimin e gjinisë së fëmijës.
Renato Mërsini babai i djalit shprehet për informim.al nuk mund të regjistrojë dot fëmijën në shkollë pa i ndryshuar gjininë në Regjistrin e Gjenjes Civile. “Ne e kuptuam këtë 3 vite pas lindjes së djalit kur doja që ri bëja pasaportë. Dhe ata më thanë që në gjendjen civile ai është I regjistruar si vajzë dhe për këtë arsye nuk e bëmë dokumentin. Kam shkuar në gjendjen civile dhe më kanë thënë që duhet të bëj gjygj dhe të mar avokat.
Mundësitë e mia financiare janë të kufizuara sepsë avokati më kërkoi gati 600 mijë lekë të vjetra për të gjithë proçedurën. Tani mua nuk ma regjistrojnë djalin në shkollë.”- tregon babai i 6-të vjeçarit.
6-të vjeçari në dokumentin Vërtetim Diagnoze, tërhequr në Nëntor 2020 nga Spitali Rajonal i Fierit , rezulton se nëna Zamira Mërsini në datën 11.09.2015 ka lindur fëmijën të seksit mashkull.
Ndërsa në dokumentin “Çertefikatë asistencë në Lindje, lëshuar nga Materniteti i Fierit ka lindur fëmijë të seksit femër me datë 10.09.2015.
COMMENTS