Gjendet i vdekur personi i afërt i Vladimit Putin, u qëllua 5 herë në gjoks me armë zjarri brenda zyrës së tij

Gjendet i vdekur personi i afërt i Vladimit Putin, u qëllua 5 herë në gjoks me armë zjarri brenda zyrës së tij

Pandemia i largon shqiptarët nga baret – konsumi 10% më pak se para krizës
Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.
Zbardhen udhëtimet e bosëve të inceneratorëve me Arben Dervishaj dhe ish-deputetin Alqi Bllako! Bileta të kripura dhe pagesa hotelesh

Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë. Ky është një person i afërt me Vladimir Putin, veçanërisht një komandant që kishte një rol kryesor në betejë. 44-vjeçari kolonel Vadim Bojko është gjetur i vdekur me plagë me armë zjarri.

Koloneli ishte i përfshirë në operacionin e rekrutimit në shkallë të gjerë në Rusi. Ai ishte një zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë Detare Makarov në Vladivostok.

Sipas raportimeve, komandanti ka shkuar në punë, ka hyrë në zyrën e tij, por pak më pas kanë rënë pesë të shtëna . Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi në vendngjarje por gjeti trupin e Bojkos.

Mediat ruse folën për vetëvrasje , por vdekja e komandantit është një tjetër mister në një sërë incidentesh të ngjashme. Asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, por Kremlini pretendon se ai u qëllua pesë herë në gjoks.

Informacionet thonë se pranë Bojkos janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov .

Megjithatë, mbetet mister sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.

Fax News

COMMENTS

WORDPRESS: 0