Gjendet i vdekur 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se humbi jetën nga asfiksia

Gjendet i vdekur 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se humbi jetën nga asfiksia

Gjatë muajit të Ramazanit ofrohen bukë falas për njerëzit në nevojë
Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve
Sot miratohet buxheti 2023/Pedagogët protestë para Kuvendit

Një person i identifikuar si Pasho Pasho është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kolonjë të Ersekës.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja së gazit.
Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0