GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Aktivisti/ Miratimi minimumit jetik detyrim ligjor, jo vullnet politik
A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar

44776275 1976307542431171 1785284988594290688 n

 

 

 

Nga: Gentian Sejrani

19 shtetas ukrainas të përkatësisë etnike rome të lindur ndërmjet viteve 1936 dhe 1980 kanë dërguar çështjen e tyre me ndihmës e ERRC-së pranë Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Ata aktualisht jetojnë në rajonin e Odesës në Ukrainë. Rasti ka të bëjë me pretendimin e kërkuesve se ata ishin të detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre në Petrivka, në rajonin e Odesës, pas paralajmërimeve për  një sulm kundër tyre. Më 7 shtator 2002, thuhet se  një i ri rom vrau një 17-vjeçar ukrainas në Petrivka Si përgjigje, një turmë e banorëve kërkoi dëbimin e të gjithë romëve nga fshati. Kjo gjë u pranua të nesërmen dhe nga këshilli vendor. Duke u nxitur nga administrata e qarkut dhe policia, këshilli më 9 shtator, vendosi ti kërkojë autoriteteve zbatuese të përjashtonin “individët e rrezikshëm shoqërisht, si pasojë e origjinës etnike”. Atë mbrëmje, kryebashkiaku i fshatit i këshilloi banorët romë të largoheshin përpara një “masakre” të afërt. Disa qindra njerëz më pas janë mbledhur dhe kanë plaçkitur dhe shkatërruar shtëpitë e romëve. Gjatë sulmit kanë qenë të pranishëm oficerët e policisë, por nuk u përpoqën të parandalonin plaçkitjen dhe me sa duket kanë qenë të përqendruar vetëm në parandalimin e viktimave njerëzore. Shumica e aplikantëve ishin në fshat gjatë sulmit, midis 7 dhe 9 Shtator, vetëm një grup i vogël prej familjeve rome ishte larguar dhe mësoi për ngjarjen kur u kthen ne fshat. Më 10 shtator policia ka filluar  proces penal lidhur me ngjarjen. Hetimi, i udhëhequr nga një hetues i policisë rajonale dhe që përfshinte policin lokale, u pezullua dhe u rihap në disa herë deri në pezullimin përfundimimtar të saj në mars 2009.

Duke u bazuar në nenin 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues), ankuesit u ankuan me ndihmën  e ERRC-së pranë Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, me arsyetimin se sulmi mbi shtëpitë e tyre dhe kushtet e këqija të jetesës që përjetuan më pas ishin çnjerëzore dhe degraduese. Ata argumentuan para gjykatës se shteti ishte përgjegjës. Autoritetet policore ishin prezent në ngjarje, dështuan t’i mbrojnë ata dhe nuk arritën të hetonin në mënyrë efektive. Duke u bazuar në nenin 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare dhe në shtëpi), aplikantët  u ankuan se shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe ata janë detyruar të jetojnë në kushte të patolerueshme. Duke u bazuar në nenin 14 (ndalimi i diskriminimit), i marrë në lidhje me të dyja nenet 3 dhe 2 Neni 8, ata ankohen se ata pësuan diskriminim për shkak të origjinës së tyre etnike. Duke u bazuar në nenin 1 të Protokollit 1 (mbrojtja e pronës), familjet rome u ankuan  se ato ishin të privuar nga pasuritë e tyre, si rezultat i dëmtimit të shtëpive të tyre dhe si një si pasojë e dëmtimit të vetë pronave.  Ata gjithashtu ankohen sipas nenit 13 (e drejta për një zgjidhje efektive) se nuk kanë pasur mjete efektive në lidhje me ankesat e tyre të tjera.

Më datë 06.11.2018 Gjykata Europiane për Drejtat e Njeriut vendosi se ka pasur shkelje të drejtave të njeriut për këto familje si dhe përcaktoi dëmshpërblim për to.

COMMENTS

WORDPRESS: 0