Gjatë muajit të Ramazanit ofrohen bukë falas për njerëzit në nevojë

Gjatë muajit të Ramazanit ofrohen bukë falas për njerëzit në nevojë

Konviktet e studenteve në Elbasan në gjendje të mjerueshme…
“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…
Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët më mbajtën 9 orë

Një furrë buke në rrugën Riza Cerova , Tiranë do të ofrojë  bukë falas për njerëzit në nevojë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Pronarja e furrës së bukës “Hyseni”  thotë për informim.al se një grua, besimtare myslimane, e cila dëshiron të jetë anonime ka kryer një pagesë më një shumë të caktuar , nga e cila familjet në nevojë mund të marin bukë falas.

Pronarja e furrës, e cila njëkohësisht është edhe shitëse , shprehet se ajo e di shumë mirë se cilët janë personat në lagje që kanë nevojë. “Nuk vijnë njerëz që të kërkojnë në fakt, por duke qenë se unë i njoh bashkëqytetarët, e di se kush ka nevojë dhe i’a jap vetë bukën dhe produkte të tjera falas”

Por kjo nuk zgjat vetëm për një muaj. “Zonja ka bërë një pagesë për muajin e Ramazanit, por kjo gjë ndodh edhe gjatë vitit. Për familjet që janë në nevojë edhe punë I’a jap bukën falas, aq sa mua më lind në zemër. “- përfundon ajo.

Gjithashtu ajo i ka bërë thirrje aktivistëve të organizatës “Drejtësi Sociale” që të drejtojnë familjet në nevojë me të cilat kanë kontakt, të vijnë pranë furrës në mënyrë që të marrin bukën falas.

Në Tiranë ka shumë familje në nevojë të cilat shpeshherë ndodhen përballë pamundësisë për të siguruar bukë dhe ushqimet e nevojshme për vaktet në familjen e tyre. Kriza e pandemisë Covid-19  e bëri edhe më të vështirë jetesën për këto familje. Gjithashtu një furrë buke në Laprakë ofron bukë falas gjatë muajit të Ramazanit dhe jo vetëm. Edhe përgjatë gjatë vitit banorët në pamundësi ekonomike që jetojnë në atë zonë  kanë patur mundësinë për të marë vazhdimisht bukë dhe produkte të tjera falas.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0