Gazetarët protestuan sot para Kuvendit kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për t’i lënë ata jashtë seancave parlamemtare.
“Gazetari e lirë, shoqëri e lirë”, “Unë raportoj çfarë shoh jo çfarë më thonë”, ishin thirrjet e gazetarëve në protestën e sotme kundër këtij vendimi si cënim i punës së tyre.
“Këtë rregullore e kanë bërë disa deputetë që nuk do të jenë në parlament dhe nuk janë votuar. Nuk mund të bëjnë punë të mirë këta deputetë që kërkojnë të lënë jashtë gazetarët. Edhe gazetarët e studiove të vijnë këtu të protestojnë…” u shpreh gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
“Është një përpjekje e jona që Kuvendi të kthejë pas vendimarrjen e tij për të na lejuar që të vazhdojmë dhe të dokumentojë vetë se çfarë ndodh në këtë parlament.”- tha Esiona Ekonomi.
“Thirrja që ne kemi është të tërhiqet nga kjo vendimmarrje. Ne kemi hartuar dhe një shkresë”- Juxhin Mustafara
“Vendim që cënohet transparencën e të gjithë punës tonë. Vendim që prodhon censurë. Të reagojmë që vendimi të kthehet pas”- Klesiana Omeri
“Të bësh gazetari sot është e vështirë, me materiale të gatshme nuk është gazetari. Pse kanë frikë deputetët që ne të marrim pjesë. Institucionet po kapërcejnë punët e gazetarët. Kështu nuk mund të çojmë misionin tonë përpara”- tha Omsan Stafa.
Pak ditë më parë Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.
Foto nga Isa Myzyraj
COMMENTS