Garat me mjete sportive në Durrës, përplaset dhe humb jetën 40-vjeçari

Garat me mjete sportive në Durrës, përplaset dhe humb jetën 40-vjeçari

Festat, Omicron dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina 3-fishojnë rastet pozitive me Covid-19
Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares dhe ende nuk është zbardhur e vërteta.
‘Do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori’/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve, dy prej tyre përfundojnë në spital

Një 40-vjeçar ka humbur jetën gjatë një gare me mjete sportive në Shijak. Ngjarja ndodhi në një kartodrom në fshatin Pjezës të Shijakut.
Policia vendore bëri të ditur se tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, i identifikuar si shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0