Gara për kreun e SPAK, Yuri Kim mesazh të fortë kandidatëve: Procesi të jetë transparent dhe duhet të luftoni…

Gara për kreun e SPAK, Yuri Kim mesazh të fortë kandidatëve: Procesi të jetë transparent dhe duhet të luftoni…

Prrenjas/ I jep fund jetës, shkaku kryesor…
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri/plagoset 24 vjeçari
Ish-pronarët: Të mos legalizohet më në toka me pronarë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Ajo thekson se procesi duhet të jetë transparent dhe drejtuesi i ri i këtij institucioni të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe po ashtu duhet të jetë i gatshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Reagimi

i Yuri Kim:
Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë

COMMENTS

WORDPRESS: 0