“Gadjo”, projekti shqiptaro-kosovar teatral shtron pyetjen e vështirë, “A jemi ne një popull racist?”

“Gadjo”, projekti shqiptaro-kosovar teatral shtron pyetjen e vështirë, “A jemi ne një popull racist?”

24 qershori/ Minoriteti egjiptian, më shumë barazi dhe më pak diskriminim
Nëndrejtoresha e shkollës diskriminon vogëlushen me Sindromën Down
Keni përjetuar racizëm apo diskriminim? Raporto në Informim.al

“Gadjo”, drama nga autori Jeton Neziraj është bashkëpunimi i parë i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendrës Multimedia (Prishtinë). Drama kundër racizmit nisi premierën e saj javës së kaluar në Tiranë pranë skenës e Teatrit Eksperimental dhe në role janë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Në veprën me regji nga Blerta Neziraj janë në role Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj dhe Blend Sadiku.

Rrëfimi merr shkas nga një ngjarje e vërtetë. Në vitin 2019, në Kosovë u shënuan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome transgender. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur, pas disa ditësh që ishte kthyer, ajo kishte vendosur të ikë nga qendra e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte publikuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje gruaje, që po vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezultat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjsh në disa qytete.

Për dramën në Tiranë, ai tregon se është shkruar këtë vit.   “Vepra “Gadjo” përpiqet të kapë pulsin e kësaj kohe, jo fort të lavdishme, në të cilën po e jetojmë, e ku urrejtja e dhuna për tjetrin ndryshe, janë bërë mënyrë e sjelljes, sidomos tek të rinjtë. Veprën “Gadjo” e kam shkruar në 2023-shin”, thotë dramaturgu Jeton Neziraj.

gadjo2

“Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tirane, e shpresoj që ka me shërby si frymëzim edhe për bashkëpunime të tjera ndërmjet artistëve e teatrove në Shqipëri e Kosovë”, thotë dramaturgu Neziraj, që njëkohësisht është dhe drejtues i Qendrës “Multimedia”. Kompozitor Jindrich Cizek, kostumograf  Blagoj Micevski, koncepti vizual dhe skena Mentor Berisha. Realizimi i skenografisë Beqo Nanaj

Drama “Gadjo” (Gaxho, një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, përplasjet ideologjike midis brezave, viktimizimi për qëllime përftimi, marrëdhëniet e shqiptarëve me të huajt dhe diskriminimin etnik dhe rolin negativ të medias për nxitjen e dhunës për hir të disa klikimeve më tepër. Në materialin rreth veprës thuhet se “Gadjo” nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdije.
Shfaqja do të jetë në skenë në datat 29-30 Prill, 4-5-6-7 Maj ora 20:00 pranë ArTurbinës në Tiranë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0