Fyen gazetarët/ Hetohet policja e Elbasanit

Fyen gazetarët/ Hetohet policja e Elbasanit

Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”
Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka fyer dje punonjësit e medias sepse, sipas saj, po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas vrasjes së 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku. 
Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen e krimit ekonomik, e cila përmes një shënimi në rrjetin social Instagram i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.
Sot, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një verifikim për Anisa Kostanin, duke filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ.
Abc News mëson se ndaj polices së krimit ekonomik në Elbasan ka pasur dhe më herët një hetim. Referuar informacioneve nga AMP-ja, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, bëhet me dije se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjarprin që e mban në qafë.
Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit  në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton abcnews.al.
Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.
Më poshtë reagimi i plotë i polices  më të famshme në Shqipëri:
20220819 122913

COMMENTS

WORDPRESS: 0