Lagjia ‘Rinia’ e populluar me shumicë dërrmuese nga komuniteti egjiptian është ndër lagjet më të varfëra në qytetin e Shkodrës , por kjo nuk i ka ndaluar fëmijët të ndjekin ëndërrat e tyre për tu bërë kampionë.
Pothuajse 40 fëmijë nga komuniteti egjiptian në pamundësi ekonomike dhe nga komuniteti rom në situatë rruge janë anagzhuar në futboll dhe si pasojë janë shkëputur nga lypja apo vese të tjera.
Qemali 12 vjeç kapiteni i skuadres ëndërron që të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatet botërore.
“Dua që të luaj në shqipëri por edhe jashtë, ;lojtari im I preferuar është Messi , unë I kopjoj disa lëvizje të tij. Ne nuk kemi ku të stërvitemi, duam fushë.” shprehet ai.
Drejtuesi i Organizatës “Të drejtat e Komunitetit Egjiptian” në qytetin e Shkodrës ka angazhuar 40 djem dhe vajza në këtë sport dhe ka punuar që ata të mësohen me disiplinë dhe të qëndrojnë larg veseve, të ndjekin shkollën dhe ëndërrat e tyre.Ai kërkon mbështetje financiare që këto fëmijë ta vazhdojnë sportin.
“Kta fëmijë janë talenta kta fëmijë të ekipit të Shkodrës i kanë mundur fëmijët e ekipeve të Lezhës, Burrelit, Velipojës. Vitin e tretë e pashë se u rëndova shumë dhe s’kisha buxhet u detyrova në gjysë të kampionatit I lashë, nuk munda më.” -tregon për informim.al “Kudret Shatza, drejtuesi I Organizatës “Të Drejtat e Komunitetit Egjiptian”
Fëmijët stërviten në fushën publike të qytetit pasi nuk kanë mbështetje financiare për për të shkuar në kalçeto, kosto kjo e papërballueshme për familjet e tyre
Aktualisht në grup janë 30 fëmijë të moshave nga 9-13 vjeç dhe dy prej djemve që janë stërvitur janë pranuar në ekipin “Vllaznia” U17.
Fëmijët trajnohen nga 67 vjeçari Ali Lezha, i cili ka vendosur ta sfidojë moshën e tij dhe t’u japë gjithë çfarë mundet këtyre fëmijëve. I apasionuar pas footballit ka luajtur vite me radhë derisa është shkëputur në moshën 17 vjeçare për shkak të pamundësive , ai dëshiron që këtyre fëmijëve t’u jepet një mundësi.
“Grupimi i këtyre fëmijëve dhe shkuarja në shkollë është një pikë e fortë për këta fëmijë. Përsa I përket talentit të këtyre fëmijëve, dihet se jo të gjithë do bëhen footballistë por një pjesë janë shumë të mirë, shumë teknikë. Pretendimi i tyre dhe i joni është që këto fëmijë ti aktivizojmë me ekipet e shkodrës. Sa më shumë fëmijë që ne çojmë atje, aq më mirë është për ta. Plus kësaj ne kemi dërguar dy djem me ekipet e vllaznisë”- tregon për informim.al Ali Lezha, trajnuesi i ekipit të djemve dhe vajzave.
Gjithshtu në këtë grupim prej 40 fëmijësh janë edhe disa vajza të cilat meren me aktivitete të ndryshme këndojnë, kërcejnë ose luajnë futboll duke thyer kështu edhe tabutë në këtë qytet.
COMMENTS