Fshikullohet 40 herë  pasi foli me një burrë  në telefon

Fshikullohet 40 herë pasi foli me një burrë në telefon

Raporti i World Vision/ Shifrat e frikshme: 70% e fëmijë nga 8-18 vjeç kanë përjetuar dhunë
INVESTIGIM/22-vjeçarja e dhunuar keniane, pse u mbajt e fshehur ngjarja?
Polici dhunon të riun në Pogradec, më pas e arreston, ja çfarë deklaron Policia mbi ngjarjen

Një grua është goditur brutalisht 40 herë nga Talibanët, pasi u kap duke folur me një të burrë në telefon. Dënimi për këtë grua u zhvillua në një shesh publik në Haftgola, në Afganistan.

Pamjet u postuan për herë të parë në Facebook në 13 Prill gjë që ka nxitur shumë zemërim nëpër rrjete sociale. Sikurse do të mund të shikoni në videon e postuar në YouTube, shihet një grua e mbuluar e ulur në gjunjë rrethuar nga një turmë më njerëz si dhe tre burra, të cilët hyjnë në rreth dhe i japin dënimin.

Ajo akuzohej për kryerjen e “marrëdhënieve imorale” sepse “bisedoi me një të ri në telefon” dhe për këtë arsye atë e dënuan me 40 të goditura në publik. Ajo qan për ndihmë dhe thotë: “Unë pendohem, është faji im. Unë u ngatërrova”.

Pvarësisht kësaj, burri  vazhdon ta fshikullojë derisa ajo të marrë të gjitha goditjet. Ndërsa burri me të cilin ajo foli në telefon, u arrestua dhe u mbajt në një burg të Talibanëve, sipas France24.

Atefa Ghafouri, një aktiviste për të drejtat e grave në Herat, tha për median: Të gjithë burrat që morën pjesë në fshikullim ishin qytetarë të zakonshëm, thjesht njerëz që jetojnë në atë zonë. Shumë afganë, veçanërisht ata në rajonet rurale, mbështesin këto gjykata. Në shumë pjesë të Afganistanit, qeveria ka prani zero. Njerëzit u drejtohen këtyre gjykatave dhe gjejnë zgjidhje për konfliktet e tyre dhe kjo ndërton legjitimitetin. Talibanët imponojnë rregullat e tyre, viktimat e para të këtij sistemi janë gratë. 

 

Videon mund ta ndiqni këtu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0