Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset me fëmijët të jetojnë me qira për t’i shkolluar

Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset me fëmijët të jetojnë me qira për t’i shkolluar

Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak Elbasan
Arrestohet shoferi i kamionit që u përplas me benzin në Rrogozhinë – Elbasan ku humbi jetën 27 vjeçari
Sarandë/ Nëna “lypse” mbron me trupin e saj fëmijën

Në fshatin Peshkëpi të Pogradecit shkolla është mbyllur edhe pse godina është e re. Shkolla nuk ka mësues, të cilin banorët e kanë kërkuar prej vitesh pranë Drejtorisë Arsimore, por kërkesa e tyre është injoruar.Vetëm 15 km larg Pogradecit, ndodhet Peshkëpia, një fshat që po braktiset dita ditës e ku sot jetojnë vetëm 20 familje.

Shumë prej banorëve janë detyruar të marrin apartamente me qira në qytet për të shkolluar fëmijët, ndërsa gjatë fundjavës kthehen në fshat, ku kanë mbetur gjyshërit.Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

‘Këtu po të kishte ardhur një mësues, ishin 10-15 nxënës. Po të tërë nuset me qera kanë ikur. Nusja ime me dy fëmijë me qira ka ikur. Shkollën e kemi moderne të mirë halli është që nuk ka mësues. Nesër ikin të gjithë me qera’, thotë një banore e moshuar.

‘Godina është shumë e mirë e bëri gjermani, e bën ata të fondacionit. po ku vijnë mësues?! Të tërë kanë ikur. Toka ka shumë fshati jonë. Tani fëmijët kanë ikur. Kopsht nuk kishte, shkollë nuk kishte. Normal që do iknin t’i shkollonin fëmijët.’- u shpreh një tjetër banor.

Për banorët është shumë e rëndësishme të emërohet një mësues për ciklin fillor në shkollën e fshatit.

‘Ikën të gjithë t’i shkollonin fëmijët. Rrugë nuk ka është e keqe. Kam mbesën e djalit në Pogradec. Nuk ke nga ja mban shkollë se fëmijët duhen shkolluar, s’ka as kopsht. Njëherë ka transport-njëherë s’ka mbeten se po i zuri dëbora mbeten pa shkollë fëmijët’- shprehet një i moshuar.

Të moshuarit tregojnë se mbyllja e shkollës, mungesa e shërbimeve dhe amortizimi i rrugës po çojnë drejt shpopullimit të Peshkëpisë.

M.Q./Shqiptarja.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0