Fshati Gollumboç ne Pustec, është njëri nga shtatë fshatrat e kësaj bashkie që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Jo vetem që nuk ka rrjet ujesjellësi, por dhe e vetmja çezmë në mes të fshatit ka një muaj që nuk funksionon. Ato thojnë se në këto
kushte kanë gjetur si alternativë furnizimin me ujë nga liqeni i Prespës,të cilin e marin me pompa nepërmjet investimeve të kryera prej tyre. Madje disa nga zonjat thojnë se ujin e liqenit të Prespës
e përdorin edhe për të pirë,pavarësisht faktit se ne të derdhen ujrat e zeza. Furnizohemi vete me motorrat që kemi vendosur në liqen.Ështe edhe cezma që ka vendosur bashkia,por ka një muaj që
është prishur dhe akoma nuk e kanë rregulluar. Kemi më shumë se 12 vite që furnizohemi nga uji i liqenit.Per të pirë mbushim nga burimet,por pimë edhe nga uji i liqenit. Nga 9 fshatra të
bashkisë së Pustecit,7 prej tyre Vuajne mungesen e ujit të pijshëm dhe deri më sot nuk shihet asnjë dritë jeshile nga pushteti vendor për të ndryshuar situatën.
COMMENTS