Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm

Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm

Familjet egjiptiane dhe rome akuzojne bashkinë Elbasan për mos transparencë.
Banesat sociale, familjet rome nuk paguajnë dot qeratë
102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.
Rreth 1500 banorë të fshatit Belorta në Bashkinë e Korçës,prej vitesh kanë mungesën e ujit të pijshëm. Ata furnizohen me ujë mesatarisht një orë në ditë dhe sasia është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e tyre. Për më tepër siç shprehen vetë banorët,ka patur raste që uji i cili rrjedh në çezmat e tyre është i ndotur dhe është i pakonsumueshëm. E vetmja zgjidhje alternative për ta është sigurimi i ujit nga një burim sipër fshatit,por ata shtojnë se është e lodhshme të mbushin ujë çdo ditë larg dhe se nuk arrijnë të përmbushin nevojat jetike. “Një orë nuk plotësohet në mëngjes dhe mbasdite,nuk arrijmë dot të mbushim dy bidona ujë,nuk lajmë dot diçka. Ngjitemi lart në kodër për të mbushur ujë. Tek uji ka patur raste që kanë dalë pisllëqe,duhet ta lësh 5-10 min që të kullojë”. “Mua më duhet uji se jamë e sëmurë. Na vjen uji një orë në mëngjes dhe për një orë aq do mbush. Ujin e pijshëm kur nuk arrij dot ti mbush iki atje lart,por unë mezi I zbres enët”. Shkak për mungesën e ujit të pijshëm është amortizimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit,pasi nuk ka pasur ndërhyrje në mirëmbajtjen e tij. Banorët kërkojnë një zgjidhje sa më shpejt,ndërkohë që nga ana tjetër kryeplaku i fshatit Nexhip Zyberi,thotë se e ka ngritur si shqetësim pranë instancave përkatëse dhe bën me dije se ka një projekt për ngritjen e një depoje të re për furnizimin e ujit të pijshëm për fshati,por ende nuk dihet se kur mund të nisin punimet për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0