Policia e Bulqizës dënon me 50 milionë lekë gjobë kandidatin e pavarur si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, minatorin Elton Debreshi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ky i fundit, i cili ka publikuar vendimin e uniformave blu për organizimin e tubimeve elektorale në ambiente të mbyllura.
Sipas tij, autor i kësaj gjobe është kryeministri Edi Rama.
“Sot komisariati i Bulqizës më njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 lekë të reja për shkak të tubimit të datës 26 mars. Për shkak të vendimit të Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit të rregullave të reja në fletoren zyrtare, takimi në Bulqizë ka qënë krejt i ligjshëm.
Mua nuk më frikëson një gjobë. As mijëra, minatorët dhe qytetarët që po na japin besen kudo. Kjo copë letër do të hyjë në historinë e turpit të kësaj qeverie”, njofton Debreshi ndër të tjera, i cili në këto zgjedhje përfaqëson grupin e minatorëve.
COMMENTS