Foshnja e pajetë, tre muaj në morgun e maternitetit

Foshnja e pajetë, tre muaj në morgun e maternitetit

Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët më mbajtën 9 orë
Shkodër/ Ikja masive, Kryeplaku : Në Kosmaç 5% të rinj
Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan …

Aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian ndihmojnë për kthimin e trupit pranë familjes. Çdo humbje jete është e çmuar për të afërmit, familjarët, sidomos kur bëhët fjalë për një foshnjë ende në ditët e para të jetës. Çdo njeri që ndahet nga kjo jetë, minimalisht, meriton një përcjellje dinjitoze për në banesën e fundit.

Në kushtet e një varfërie ekstreme dhe në pamundësi financiare, një çift nga qarku i Korçës, prej 3 muajsh ndodhet në një situatë sa fatkeqe, aq edhe absurde. Tre muaj më parë në njërin nga maternitetet e kryeqytetit ata humbën foshnjen e tyre, i cili erdhi në jetë prematur. Që prej asaj kohe ata nuk kanë mundur ta tërheqin nga morgu i maternitetit trupin e pajetë për shkak të pamundësisë financiare dhe një ngërçi në komunikimin me organet përgjegjëse për zgjidhjen e situatave të tilla.

Ndërkohë, aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian janë përpjekur të gjejnë zgjidhje alternative për të sjellë trupin e foshnjes në Korçë. Ata kanë arritur që të sigurojnë nga Bashkia e Korçës mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe me fondet personale do të mbulojnë edhe shpenzimet e transportit të trupit të foshnjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0