FMN / Kritikat më të rrepta për Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit

Numbeo – Shqipëria me koston më të shtrenjtë të jetesës
Buxheti shtetit/ Ja sa merr bashkia Elbasan
Ndotja nga plastika…

Javët e fundit, misionet e FMN-së kanë zhvilluar vizita online në disa vende të rajonit. Por, nga deklaratat përfundimtare zyrtare, vihet re se Shqipëria ka marrë kritikat më të shumta, sidomos për mënyrën se si po menaxhohen financat publike dhe për nisma të tjera të ndërmarra, që nuk kanë pasur konsensusin e institucioneve ndërkombëtare.

download 2

                       Foto: FMN

Raporti i fundit e rekomandonte Shqipërinë që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën. Fondi u shpreh sërish kundër amnistisë fiskale, ndërkohë që kërkoi transparencë për shpenzimet publike, sidomos për mënyrën e përdorimit të fondeve për rindërtimin pas tërmetit.
FMN kërkoi dhe më shumë vëmendje në menaxhimin e krizës shëndetësore: “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shënjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”, thuhej në raport.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskalë. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet. Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare, në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave, si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet, ndërsa parashikon që në skenarin negativ, borxhi mund të vijojë të rritet deri në 88% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2022.
Shqipëria rezulton dhe me treguesit më të përkeqësuar makroekonomikë e fiskalë. Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i dhanë shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale. Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 2% Maqedonia, 5.2% Bosnja, 5.6% Serbia, 8% Mali i Zi dhe 5.6% Kosova.

Shqipëria rezulton, ndërkohë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, me 13.8 pikë përqindje, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Burimi: MONITOR

COMMENTS

WORDPRESS: 0