FMN/ Fundi i pandemisë me turbullira të forta sociale?

Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…
Elbasan, qytetarët ankohen për mbifaturimin e energjisë
Shoqëria Civile ngre shqetësimin se projektligji, “Për regjiistrimin e Organizatave Jofitimprurëse” nuk është konsultuar me grupet e interesit gjatë draftimit nga ministria përgjegjëse

Jemi në një kohë ku asgjë nuk është më e sigurt dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen. Pandemia Covid-19 po shënon vdekje me ritme të larta nga dita në ditë dhe akoma nuk është e qartë një formulë sesi duhet vepruar për në vazhdim, pra për rregullimin e kësaj situate dhe për një jetë normale.

Pandemitë mund të përfundojnë me turbullira të forta sociale, ose, në shtetet më të dobëta edhe me rrëzimin e qeverive. Fakti se ato luajnë një rol të spikatur në thellimin e pabarazive, mes shtresve të pasura dhe atyre të varfra, mes sektorëve të ekonomisë që ndalojnë, si psh turizmi dhe atyre që mirë apo keq vazhdojnë punën, mes atyre që kanë një pagë fikse dhe të tjerëve që kanë të ardhura ditore të pasigurta, mes atyre që kanë mundësi vaksinimi dhe atyre që nuk e kanë, ndikon së tepërmi në përplasjet shoqërore.

Screenshot 20210227 090805 Chrome 1024x508 1Duke u nisur nga principi se mësimet e të shkuarës mund të na shërbejnë për të kuptuar të ardhmen, tre ekonomistë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Philip Barrett, Sophia Chen dhe Nan Li, kanë bërë një studim mbi këtë temë.

“Një epidemi mund të nxjerrë në pah pikat më të dobëta të shoqërisë si paaftësinë për mbrojte sociale, mungesën e besimit te institucionet dhe zemërimin ndaj një qeverie të korruptuar”

Për të vërtetuar tezat e tyre ata kanë shqyrtuar artikujt e shtypit në 130 vende që prej vitit 1985, dhe ky studim kuantitativ i ka shpënë në përfundimin se venddet e prekura nga epidemitë kanë rënë pre e zemërimit social dhe protestave më shumë se të tjerët.

Por vëren studimi, këto turbullira zakonisht nuk shpërthejnë gjatë pandemisë dhe as menjëherë pas saj. Sidomos në vendet ku masat mbrojtëse pengojnë të drejtën për të protestuar dhe në ato ku “rregjimet kanë shfrytëzuar urgjencën për të rritur pushtetin dhe për të goditur kundërshtarët”, duhet më shumë kohë që të kanalizohet zemërimi.

Për të zbutur këtë mundësi, e vetmja këshillë që jep Këshilli Europian për Marëdhënie Ndërkombëtare (ECFR) është që qeveritë duhet të japin një ndihmë sa më të madhe, sidomos për më të pambrojturit, për të rinjtë, gratë dhe ata me të ardhura të pasigurta.

Përshtatur nga Informim.al/Burimi: FMN dhe Lapsi.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0