Spitali i Fierit u përfshi nga flakët paraditen e së mërkurës.
Zjarri ra në katin e parë të objektit, në dhomën e grafisë.
Tymi mbuloi gjithë spitalin, ndëra si pacientët edhe personeli u evakuuan menjëherë.
Momentalisht vetëm zhvilluesi i filmave është prishur. Skaneri, grafia, mamografia dhe ekografia janënë funksion të plotë,” tha Ramadan Çepele nën drejtori teknik i spitalit rajonal Fier.
Të paktën dy pacientë që prisnin të merrnin shërbimin në këtë spital, u dërguan në spitalin memorial.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik.
Dëmet mendohet të jenë të mëdha, ndërsa imazheristi Aristotel Kusta tha se flakët kanë nisur në një prej aparaturave të dhomës së grafive
Masa që ra në aparaturë shkaktoi flakë që prekën dollapet dhe materialet e larjes së filmave. Morën flakë të gjitha dhe janë dëmtuar,” tha ai.
Rreth një orë pas nisjes së zjarrit, me ndihmën e forcave zjarrëfikëse dhe të policisë u bë e mundur që situata të vihet nën konktroll, dhe puna të rikthehet në normalitet.
Tanimë pritet përllogaritja e dëmeve, dhe grupi hetimor do të saktësojë shkakun që çoi në shpërthimin e këtij zjarri.
Marre nga Ora News
COMMENTS