Fier-Vlorë/ Merr zjarr makina, shpëton shoferi

Fier-Vlorë/ Merr zjarr makina, shpëton shoferi

Alarm për bombë në Aeroportin e Rinasit/ Bie sistemi i alarmit, evakuuohen të gjithë punonjësit dhe qytetarët
Të gjithë duan të ikin, por çfarë ndodh më pas?
Serbia kthehet partner kryesor tregtar i Kosovës në rajon, importet rriten me 850 milionë euro

Një makinë tip “Wolkswagen” me targa AA 156 HN ka marrë flakë në autostradën Fier- Vlorë si pasojë e një defekti në motor.

Për fat të mirë drejtuesi ka dalë nga makina, pasi ka parë që po dilte tym nga pjesa e parme e saj.
Pas njoftimit rreth orës 4 të mëngjesit forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e quajtur “Kripa” aty ku makina ishte përfshirë totalisht nga flakët.
Pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët makina u dogj e tëra.
Njoftimi policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0