Punëtorët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Fier kanë dalë në një protestë para prefekturës, ku kërkojnë rrogat e prapambetura si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore.
Rreth 70 protestues pretendojnë se kanë rreth 7 muaj pa marrë rrogat e tyre dhe 18 muaj pa sigurime.
Sindikata nuk ekziston, ta themi troç. Si do të vemi në Europë ne, kur ne akoma jemi duke kërkuar bukën e fëmijëve që na e vjedhin pa të drejtë”, kanë thënë protestuesit. Kërkojmë zbatimin e statusit të naftëtarit, do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim pagat”, janë shprehur ata
COMMENTS