Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë

Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë

Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza
Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome
Drizë, Fier/ Mobilizimi i banorëve rom për të kërkuar të drejtat bazike, nxiti bashkinë të marrë masa

Prej vitesh banorët e fshatit rom në Drizë, vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza, dhe si pasojë kanë qenë jo të pakta rastet e shtrimeve të tyre nëpër spitale për shkak të sëmundjeve infektive apo arsye të tjera, kjo kryesisht tek fëmijët dhe tek moshat e treta.
Gjatë këtyre viteve qytetarëve rom i ka munguar organizimi dhe reagimi përbashkët për zgjidhjen e kësaj problematike. Në janar të këtij viti qytetarët të mbështetur nga organizatat “Drejtësi Sociale” dhe “Të gjithë së bashku për integrimin e romëve”, kanë advokuar me bashkinë Fier për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.
E gjendur nën presionin e qytetarëve të organizuar, bashkia Fier në prill të këtij viti ka nisur punimet me fondet e veta për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza për një numër të konsiderueshëm familjesh që kanë banesat e tyre në rrugën qëndrore të fshatit. Por mbeten dhe dhjetra banesa të tjera që vuajnë akoma mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza. Të pyetur nga informim.al përfaqësuesve të bashkisë Fier shprehen se: -“Për shkak të fondit të limituar aq mund të investohej nga ana e tyre”.
Gjithsesi, vlen për tu theksuar se banorët kanë arritur të nxisin bashkinë Fier për të hartuar projektin për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza për banesat e tjera.
Tashmë, rreth 200 banorët e këtij fshati kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë bashkisë Fier që të përcaktoi buxhet për kryerjen e investimeve në këtë zonë, si dhe të kryejë aplikimin për fonde pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu, banorët shprehen se: -Nëse bashkia nuk do të marrë masa për kërkesat e tyre, do të përshkallëzojmë reagimin tonë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0