Fermerët e rretheve të Beratit dhe Fierit janë mbledhur ditën e sotme të protestojnë për diskriminimim që po i bën ministria e bujqësisë.Kjo për shkak të farës së domates e cila ka qenë një dështim i madh.
Janë rreth 80% e fermerëve të prekur nga ky problem.Ata kërkojnë që shteti të vijë të mbjellë serat e tyre sepse ata nuk kanë më mundësi.”Jemi ne hall të madh,kemi marrë shumë kredi dhe sna jep më njeri.Dëmi ka qenë deri ne 6 milion të vjetra.Shteti të paktën të merret vesh me farishten dhe të vijnë të na i mbjellin sërish”-shprehet njëri prej tyre.
Përfaqësuesi nga ministria e Bujqësisë ka ardhur në vend por nuk është futur në sera dhe fajin i ka hedhur fermerëve.
Ndërkohë që përgjegjësi kryesor pë kontrollin e cilësisë së farave është vetë ministria e Bujqësisë.
COMMENTS