Ferma gjigande e kanabisit në Berat, punëtoret flinin në sera. Paguheshin 50 mijë Lekë në ditë

Ferma gjigande e kanabisit në Berat, punëtoret flinin në sera. Paguheshin 50 mijë Lekë në ditë

Berat/ Banesa në flakë, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë paratë e familjes
Protestë në Berat: Na kanë lënë pa bukë
Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën nëna bashkë me djalin 6 vjeçar

Ferma gjigande e kanabisit në Kutalli të Beratit dyshohet se funksiononte prej rreth 3 muajsh. Kështu ka mësuar korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, sipas të cilës, punëtoret gra ishin kryesisht nga Kamza por dhe qytete të tjera nga veriu i vendit.
Raportohet se punëtoret zakonisht flinin aty dhe nuk shkonin në banesë. I gjithë aktiviteti i ditës kryhej në serë. Në të gjithë fermën ishin 3 sera ku kultivohej dhe përpunohej kanabis. Punëtoret paguheshin rreth 50 mijë Lekë të vjetra në ditë.
Numri i të arrestuarve është 11 persona, ndërsa punëtoret gra që u shoqëruan një ditë më parë, rreth 100 të tilla, u lanë të lira.
Pronari i një nga 3 serave është arrestuar nga policia, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0