Fëmijët rom dhe egjiptian midis kushteve të jetesës dhe dëshirës për të ndjekur arsimin

Fëmijët rom dhe egjiptian midis kushteve të jetesës dhe dëshirës për të ndjekur arsimin

Komuniteti Rom dhe Egjiptian në zgjedhjet 2023: pak informacion dhe pa përfaqësim, pjesëmarrje e ulët
“Gadjo”, projekti shqiptaro-kosovar teatral shtron pyetjen e vështirë, “A jemi ne një popull racist?”
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike

Jeta e vështirë e komunitetit rom dhe egjiptian i ka detyruar kryefamiljarët të marrin shumë vendime të vështira jo vetëm për veten e tyre por sidomos për fëmijët e tyre. Vendin e këndit të lojrave ata e kanë zevendësuar me cepin e rrugës ku zgjasin dorën për lëmoshë apo me koshat e mbeturinave ku kërkojnë për mbetje të riciklueshme. Ata nuk janë ulur në bangat e shkollës, jo sepse nuk kanë dëshirë por sepse më parë duhet të dalin nëpër rrugë të fitojnë bukën e gojës.
Adela është vetëm 10 vjeç. Ajo bashkë me vëllezërit e motrat e saj detyrohet të lypë çdo ditë nëpër rrugë. Babai i ka braktisur e mamaja është larguar për të gjetur punë. Ata jetojnë vetëm me gjyshen e tyre e cila ska mundësi as ti sigurojë ushqimin.
Dalim për kanaçe me nënën dhe blejmë bukë se skemi. Ne e kemi qejf shkollën por skemi libra, lapsa e çanta. Jemi me rroba të pista, sjemi regjistruar as në shkollë“- shprehet ajo.
Gjyshja e tyre tregon se gjithçka që ata fitojnë shkon për të paguar qiranë dhe nëse do të jenë me fat, do ti mbetet ndonjë para tepër. Këta fëmijë skanë festuar asnjë festë ndonjëherë.
Kjo situatë është e njëjtë dhe në vende të tjera ku ndodhet ky komunitet. Ata nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar.
Po çfarë do të bëhet me fëmijët që nuk ndjekin shkollën?
Si mund të përmirësohet jeta e këtij komuniteti?
Edhe pse Ministria e Arsimit ka aloduar tekstet falas, kjo nuk ka mjaftuar që këta fëmijë të ulen nëpër bangat e shkollës. Ka mjaftuar vetëm regjistrimi i tyre por vijimësia nuk ka qenë as në pritshmëritë më minimale.
Një fëmijë që jeton në kushte të mjerueshme, pa elektricitet e pa ujë si mund të ndjehet i barabartë me nxënësit e tjerë kur normalisht higjena e tij do të vërë ne siklet të gjithë në klasë. Një jetesë në barakë si mund ti krijojë kushte fëmijës për të bërë detyrat e për të mësuar?
Per informim.al juristi i Drejtesi Sociale z. Gentian Sejrani u shpreh:
Ministria Arsimit duhet të bëj ndryshime të VKM-së Nr.666, ku përcaktohen kategoritë që trajtohen me bursë. Duhet të shtohet kategoria e nxënësve rom dhe egjiptian, të cilët frekuentojnë rregullisht arsimin. Kjo, përveç motivimit do të jetë dhe një ndihmë e madhe për nxënësit rom që të ndjehen të barabartë me nxënësit e tjerë në veshje, ushqim etj“.
20220104 175746

COMMENTS

WORDPRESS: 0