Fëmijët në situatë rruge nuk mbështeten me fond të veçantë nga bashkitë në kundërshtim me VKM nr.578

Fëmijët në situatë rruge nuk mbështeten me fond të veçantë nga bashkitë në kundërshtim me VKM nr.578

Shifrat e Eurostat: Një shqiptar mesatar konsumon sa 38% e një europiani mesatar
Dita kundër dhunës ndaj grave/avokati: ‘Ka pengesa në zbatimin e plotë të ligjit’
Mirditë/Shpërthen bombula e gazit, humb jetën 65 vjeçari në banesë

Ndërsa sezoni veror dhe turizmi në Shqipëri hyjnë në muajt më të rëndësishëm, veç angazhimit të strukturave të hoteleve, shpërthen edhe biznesi fatkeq i lypjes. Të organizuar nga familjet, fëmijë të moshave nga më të mitura e deri te adoleshentët dalin për të mbledhur para nga turistët dhe kalimtarët, në përpjekje për të mbledhur sa më tepër të ardhura për familjet e tyre. Veç lutjes, ata përdorin edhe shtrëngimin duke mos i lënë të kalojnë, kapja pas makinës dhe rrobave, derisa të marrin diçka prej tyre. Shqetësimi i turistëve dhe kalimtarëve është njëra anë e medaljes, që u raportua së fundmi nga mediat kombëtare. Ana tjetër e medaljes për të cilën nuk flitet, është paaftësia totale e strukturave vendore për të ndaluar fenomenin, dhe rimëkëmbjes së familjeve që detyrohen të përdorin fëmijët e tyre për lypje. 

Gjatë muajit qershor, disa herë u adresua në opinionin publik problemi i punës së të miturve e më pas i minimumit jetik, një ligj i cili mungon në Shqipëri dhe që do garantonte një jetë me dinjitet për qytetarët në gjendje të mjerueshme.

Për informim.al, Gentian Sejrani shprehet se gjatë ditëve të fundit, organizata ku është i angazhuar, ka mbledhur disa të dhëna nga strukturat vendore, në lidhje me masat që merren për fëmijët e identifikuar si në situatë rruge.

“Nga të dhënat e mbledhura deri tani në bashkitë Tiranë, Durrës, Fier dhe Korçë, kemi marrë informacion se pavarësisht se janë identifikuar shumë fëmijë në situatë rruge, edhe në rastet kur plani individual i mbrojtjes është hartuar, nuk është përcaktuar në asnjë rast një fond specifik për secilin fëmijë.”
lypja1

Sipas Sejranit, ka një mungesë të theksuar të seriozitetit për të trajtuar fëmijët në situatë rruge, pavarësisht se VKM nr 578, datë 3.10.2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes” përcakton detyrimin e bashkive për të vendosur fonde për rastet e identifikuara, si dhe ato të emergjencës.
“Bashkitë ua lënë organizatave në dorë ndërhyrjen për këta fëmijë, pavarësisht në ka të tilla që operojnë ose jo, ndërkohë që ligjërisht janë të detyruar të alokojnë fonde për secilin që gjendet duke lypur. Nuk mund të flasim për një bezdisje pra të këtyre fëmijëve, por për shfrytëzim ç’njerëzor të tyre, dhe një paaftësi institucionale për t’u kujdesur për ta.”

Nga Drejtësi Sociale, juristja Gjyljana Bakalli shprehet për informim.al se procedura e evidentimit të fëmijëve në situatë rruge kryhet nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe është hasur në disa raste të tilla gjatë punës së saj.
“Ngrihet një grup pune ndërinstitucional i cili shkon pranë familjes dhe bën këshillimin e tyre. Në rast se fëmijët gjehen duke lypur në formë të përsëritur, ata mund të marrin masa në dy drejtime. Njëri rast është përkujdesi alternativ, ku fëmijët dërgohen pranë institucioneve e fëmijëve të braktisur, dhe tjetra është marrja e plotë e kujdestarisë.”

xhuli

Sipas juristes Bakalli, arsyet e përse shtohet në verë dukuria e lypjes janë kushtet atmosferike, mbarimi i shkollës dhe rritja e numrit të turistëve. Si organizatë jemi totalisht kundra shfrytëzimit të fëmijëve nga ana e prindërve, pasi referuar nenit 124/b të Kodit Penal kemi të bëjmë me vepër penale dhe prindërit rrezikojnë edhe të ndiqen penalisht, veç humbjes së kujdestarisë. Ndërkohë, bashkia Tiranë nëpërmjet vendimit të Këshillit Bashkiak e konsideron lypjen si kundërvajtje kundër moralit publik dhe e dënon me gjobë.

“Ne kemi ndjekur rastin e një familjeje ku dy vajzat u morën për përkujdesje alternative pasi u gjetën në mënyrë të përsëritur në situatë rruge. Fatmirësisht, familja bëri një përpjekje për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike, por ishte një përpjekje kryesisht personale. Ata kanë disa fëmijë të rritur në moshë të cilët angazhohen për të punuar, përndryshe, ndihma nga institucionet ishte e papërfillshme. Edhe pas marrjes së vajzave me ndihmën tonë si organizatë, regjistrimi i vajzave në shkollë dhe procedura të tjera, u ndoqën sërish nga ne.”

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0