Ndonëse ata paragjykohen , përbuzen e kundërta ka ndodhur me Lucas Warren, fëmijën me sindromën Down që ka arritur që të marrë çmimin Buzëqeshja, për herë të parë në historinë 91-vjeçare të konkursit ‘Gerber’.
Edhe pse 18 muajsh sapo ka hyrë në histori.
Kompania njoftoi se fituesi i Gerber Baby Photo Search është Lucas Warren nga Gjeorgjia.
Lucas dhe familja e tij kanë marrë një çmim prej 50 mijë dollarë.
Midis 140.000 konkurentëve, juria vendosi se buzëqeshja më e bukur ishte e djalit të vogël.
Megjithatë prindërit e tij, Cortney dhe Jason Warren janë shprehur se nuk e prisnin të ishin fitues të konkursit. Ato publikuan fotografinë e tij të veshur me një këmishë të gjelbër në Instagram duke përdorur hashtagun e konkursit.
“Ai nuk del shumë dhe nuk takohet kurrë me të huaj,”-tha mamaja e tij. “Ai ka qejf të luajë, të qeshë dhe i pëlqen të bëjë njerëzit e tjerë të qeshin.”
COMMENTS