Fëmija autik nuk është rrezik, por unik

Fëmija autik nuk është rrezik, por unik

Nga braktisja e të miturve te dhuna, ana tjetër e 1 qershorit
Elbasan/ 13 vjeçari humb jetën duke ecur somnambul
Hiqeshin si punonjës fondacioni dhe bënë ‘namin’ me mashtrime, pranga të riut në Elbasan. Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

Nga: Pranvera Berati

Për çdo prind ardhja në jetë e një fëmije është bekimi dhe dhurata më e bukur që mund ti ndodhë njeriut. E njëjta ndjesi ka qenë edhe për  Znj. Luljeta, e cila u lumturua pa masë kur mësoi lajmin se do të bëhej nënë për herë të tretë, jo me një por dy fëmijë binjakë. Shtatzania e saj ishte e qetë dhe pa komplikacione. Në muajin Qershor erdhën në jetë dy fëmijët, vajza e djali. Vogëlushja ishte aq e ëmbël, saqë të gjithë e vështronin pa u ndalur. Cdo gjë ndryshoi kur Anja mbushi  1 vjeç, ku prindërit vunë re reagimet e saj që ndryshon nga vëllai binjak. Të shqetësuar kontaktuan me mjekun, i cili dyshoi se kishte problem me veshët.  Muajt  kalonin dhe vajza e vogël nuk kishte përmirësime, përkundrazi  përkeqësohej çdo ditë.   Në moshën 3-vjeçare mjeku e diagnostikon me autizëm. Të kontaktuar nga portali Informim.al, zonja  tregon kalvarin e sëmundjes së vajzës.  Ajo pohon se nuk kishte asnjë informacion për autizmin dhe që në momentin e parë që mësoi për ekzistencën e  kësaj  sëmundjeje, nuk reshti së lexuari dhe së vepruari me të bijën. Mes lotësh ajo rrëfen ndryshimet e mëdha në sjelljet e fëmijës, duke nisur që nga problemet në të folur e deri tek autoagresioni(vetëlëndimi) dhe agresioni pa shkak ndaj prindërve dhe fëmijëve të tjerë.  Përveç kësaj i është dashur të përballet edhe me përçmimin e shoqërisë ku ata e shihnin vogëlushen e pafajshme si një rrezik.  Vlen të theksohet se dashuria, përkushtimi dhe besimi  i famijes nuk i kanë munguar asnjë cast Anjës.  Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të saj , sot Anja  është në klasën e tretë, gëzon një shëndet të qëndrueshëm dhe është socializuar mjaft mirë me shoqërinë falë edhe ndihmës së qendrës së autizmit Elbasan. Apeli i nënës elbasanase mbetet: “Prindër të dashur kurrë mos u dekurajoni, fëmija autik nuk është rrezik, por unik. Institucione të ndryshme dhe përgjegjëse , hidhni  sytë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta dhe krijoni fasilitete për  progresin e tyre”.

Të gjithë jemi koshientë se gjithëpërfshirja është elementi kyç në socializimin dhe përmisimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Problemi për emërimin e mësueses ndihmëse për fëmijën e saj, është një problem i madh për të gjithë nënat që kanë fëmijët me aftësi të kufizuar, shprehet zonja. Edhe pse ligjërisht shteti duhet ti ofroj mësuesin ndihmës, në realitet shohim një mungesë të theksuar në ofrimin e mësuesve ndihmës. Madje ajo tregoi se është pjesë e një nisme, ku prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar do të advokojnë për të rritur ofrimin e shërbimeve. Mos harroni autizmi nuk zgjedh, por fëmijët po. Zgjedhin të jenë të barabartë. Të gjithë fëmijët zgjedhin të dhurojnë dashuri  me, apo pa nevoja të veçanta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0