Farmacistja e talentuar shqiptare, Erjona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Awards 2020”

Farmacistja e talentuar shqiptare, Erjona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Awards 2020”

Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.
Elbasan/ Lagjja”Skenderbej” kërkon vëmendje, problemi kryesorë janë rrugët.
Ngjarje e rëndë në Durrës/ Ndërron jetë 29 vjeçarja pasi…

Çdoherë e më shumë shqiptarët kudo në botë po shkëlqejnë me talentin e tyre në shumë fusha të jetës.

Farmacistja e njohur shqiptare, Eriona Xhaferaj arriti të rrëmbente ditën e sotme çmimin e gruas aspiruese në Samitin Global të Grave, një platformë kjo e njohur tashmë në Londër dhe në gjithë botën që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre.

09eae092 2cbd 44fa a23d 63064b7226b6

E pyetur nga gentians.sg-host.com/informim rreth ndjesisë së përjetimit të këtij çmimi shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, farmacistja e talentuar shprehet kështu:

Ky çmim ishte për herë të dytë një fitore për mua sepse ashtu siç nuk e prisja që dikush do të më nominonte për këtë lloj çmimi, edhe kjo herë ishte një surprizë për mua. Nëse në çdo betejë të humbur mësojmë një mësim shumë të madh, në çdo fitore marrim përgjegjësi shumë të mëdha dhe padyshim pas këtij çmimi përpjekja ime është edhe më e madhe për të kontribuar për veten time, familjen time, për atdheun tim, për vendin ku jetoj dhe padyshim qëllimi im është të bëhem e dobishme në mënyrë globale jo thjesht në një vend të caktuar.

Eriona jo vetëm që është shumë e talentuar, por ka dhe shumë vullnet dhe pasion për të vazhduar më tej ëndrrën e saj për të kontribuar për mirëqënien e njerëzve arsye kjo që pikërisht ka nisur të punojë për kanalin e saj në youtube me emrin Greenager ku do të shpërndajë të gjitha informacionet që janë të dobishme në mënyrë që njerëzit të ndihen sa më të shëndetshëm.

Sot, pas shumë vitesh punë dhe përpjekje ky çmim i fituar është dëshmi që vërteton profesionalizmin e saj.

Po kush është backgroundi i Erionës?

Pasioni për farmacinë mori vlerë të vërtetë që në moshën 5-vjeçare teksa përpiqej të eksperimentonte me substanca dhe të krijonte diçka të re.

Në mars 2013 Eriona mbrojti Masterin Shkencor në Universitetin e Camerinos në Itali, mbi dëmet që shkaktojnë përbërës të ndryshëm sintetik të kozmetikës në shëndet.

Njohuritë e thella mbi efektet absolute të përbërësve natyralë, mundësuan që ajo të bëhej sipërmarrëse në moshën njëzet e pesë vjeç duke ngritur biznesin e saj, të quajtur “Sekretet e Natyrës” dhe rrjedhimisht të arrinte kënaqësinë e klientit me përgatitjet autentike kozmetike dhe mjekësore me përbërës totalisht natyralë.

Diplomimi i saj nga Insituti Anglez Formula Botanica në “Organic Science in Skincare” dhe “Organic Anti-Ageing Formulation” ishin një nga hapat më të rëndesishme për të sjellë formulime tejet profesionale për tregun shqiptar ku ndër të tjera mund të përmendim Natural Deodorant dhe Snail Cream.

Rikujtojmë se si pak ditë më parë një intervistë e farmacistes Xhaferaj për një televizion kombëtar si Top Channel keqpërdori qëllimim e intervistes për të cilën e ftoi, për të arritur audiencën maksimale, duke nxitur kështu konflikte fetare në Shqipëri. Për më tepër mund të ndiqni deklaratën e saj në rrjetin social “Facebook” në linkun e mëpotshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0