36 familje egjiptiane në qytetin e Kavajës kanë mbetur pa energji elektrike që prej datës 4 Janar.
Këto familje para 4 vitesh janë sistemuar në kapanonet e grumbullimit në lagjen nr. 2 nga Bashkia Kavajë pas disa shpërnguljesh të herë pas hershme brenda 30 viteve. Prej një muaji i kanë bërë ballë dimrit me ndezjen e zjarreve jashtë banesave të tyre. Për Merita Fejzon, e cila jeton bashkë me 6-të anëtarë të tjerë të familjes vetëm me 30 mijë lekë në muaj asistencë jetesa tashmë është bërë e papërballueshme. Mes lagështirës e të ftohtit ajo për të larë e gatuar ndez zjarrin jashtë banesës së saj.
”Me zjarr, bërë zjarr ktu me dhgallë, e fut në shtëpi, se ka fminë e vogël 1 vjeç, kap spitalin me fminë e vogël. Bo zjarr siç e sheh vetë gjendjen, fut brenda. Kjo është shtëpia ime, ndiz zjarr ktu, laj rrobat, kam govatën me rroba, I laj me dorë, skam lavatriçe. Kto janë kushtet, la ktu, gatu ktu.”- shprehet Merita Fejzo.
Bashkia ka ndërprerë pagesën për rrjetin e furnizimit kolektiv që ishte në funksion prej 4 viteshpër këta banorë që nga 4 Janari I këtij viti.
“Na i kanë prerë dritat pas Vitit të Ri, na i kishin lënë dritat vetëm për punë festash. I kanë pre me datë 4 dhe ne jemi pa energji elektrike. Prandaj ne dalim bëjmë zjarr aty përjasht dhe ngrofemi me kalamajt se skemi si t’ia bëjmë, po mërdhifin kalamajtë.”- tregon Edmond Sula për informim.al.
Për banorët është e pamundur vendosja e sahateve dhe krijimi i marrëveshjeve me OSHE-në. Së pari përsa I përket kushteve teknike është e pamundur vendosja e sahatëve në ato banesa. Jashtë kamerave ekspertë të fushës i thanë Informim.al se vendosja e sahateve është e pamundur në kushtet që banesat janë. Dhe së dyti qytetarët nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë shumën e parave që nevojitet për krijimin e marrëveshjes së re më OSHEE-në.
“Nuk na kanë dhënë asnjë lloj zgjidhje, veç na kanë thënë do lidhni kontratën, po ne s’kemi bukë të hamë jo të lidhin kontratën. A lidhet kontrata në barake? Asnjëherë, apsolutisht jo. Nuk lidhet kontratë në barake, nuk vihet linja elektrike në barakë” – tregon më tej Edmondi.
Ndërsa Avokati i Organizatës “Drejtësi Sociale”, z. Gentian Sejrani shprehete që duhet të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën banorët ndodhen. “Në këtë situatë ata janë në pamundësi totale për të pasur qoftë së pari godina që plotëson kritere për të pasur një kontratë individuale për të vendosur sahatin Brenda banesave të tyre dhe së dyti pamundësia ekonomike, gjë që ka nevojë për të bërë një rindryshim të rregullores, të ERES me lidhjet e reja të energjisë elektrike,”
Bashkia Kavajë iu përgjigj një kërkese për informacion duke deklaruar se strehimi social i banorëve nuk është i mundur. Duke shtuar se momentalisht nuk ka asnjë program social strehimi.
“Mungesa e e energjisë elektike është mungesë bazike që mund të sjelli pastaj pasoja të shumta te njerëzit dhe së dyti ne duhet së bashku me bashkinë Kavajë që është institucuioni kryesor që duhet të ofrojë energjinë elektrike dhe më pas oshe-ja të gjejmë zgjidhje.”- Përfundon z. Sejrani.
COMMENTS