Familjet egjiptiane dhe rome akuzojne bashkinë Elbasan për mos transparencë.

Familjet egjiptiane dhe rome akuzojne bashkinë Elbasan për mos transparencë.

“Shkolla të pasigurta për shëndetin e nxenësve”
Jepet zgjidhje për katër fëmijët jetim në Sovjen të Korçës/ Video
Festat, Omicron dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina 3-fishojnë rastet pozitive me Covid-19

Bashkia Elbasan ka përgatitur një listë prej 12 familjesh për të aplikuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për miratimin e fondit.

Një nga shqetësimet kryesore të komunitetit Rom & Egjiptian është mungesa e strehimit, pasi kanë aplikuar për rikonstruksion të banesave të tyre fond të cilën e mbulon qeveria. Përfaqësues nga ky komunitet kërkuan nga pushteti lokal të shoh me prioritet kërkesat e tyre.

Përfaqësuesja e Levizja Rinore Egjiptiane & Rome znj. Nertila Peqini kërkon verifikim real të situatës në terren në mënyrë që të përfitojnë familjet më në nevojë . Ky është një problem shqetësues. Aplikimet e familjeve nuk janë marrë parasysh, nuk është kryer verifikim në familjet aplikuese për të përzgjedhur fituesit.                                                                                                                                         Ne duam të dime se pse ka ndodhur kështu?

Si është bërë përzgjedhja ?

Si duhet të ishte procesi ?

Ne dimë që pas aplikimit në mënyrë korrekte , bëhet përzgjedhja sipas kritereve të caktuara.

Për këtë arsye familjarët e interesuar reaguan ndaj procesit të padrejtë për përzgjedhjen e fituesve. Ata kërkuan një takim me nënkryetarin e Bashkisë Elbasan për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve.

U mundësua një takim me nënkryetarin dhe një prej aktivistëve. Në takim u bë e qartë kërkesa e familjeve për një proces të drejtë të përzgjedhjes. Nuk u dha një sqarim mbi procesin e zgjedhjes së 12 familjeve nga ana e nënkryetarit.

Qytetarët kërkuan ndihmë pasi jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Një zëri ata kërkuan ngritjen e komisioneve verifikuese dhe të ndërhyet sa kohë nuk është vonë.

 

Njëri prej qytetareve shprehet :”Kemi aplikuar i kemi dërguar letrat, kemi pritur dhe nuk kanë ardhur. Nuk po themi se ne e meritojmë sipas projekti që është zbatuar, ne kerkojmë që të vijnë dhe të  shohin shtëpiat.

Ndërkohë nënkryetri i bashkisë z.Xhoxhi pohon se:

Eshtë një vendim qeverie i cili ka përcaktuar një fond si të gjithë bashkitë e Shqipërisë që do të përdoret për rikonstruksionin e shtëpiave të familjeve në nevojë , pra që prekin komunitetin rom , egjiptian, dhe familjet e tjera që janë jashtë këtij komuniteti. Ne jemi në fazën e aplikimit të këtyre projekteve ,kuptohet që të gjithë bashkitë do të konkurojnë me njera-tjetrën pra është një fond total që përcaktohet për të gjitha bashkitë e vendit .Do të përfitojnë vërtet ato familje që janë më në nevojë dhe e kanë më të domosdoshme rikonstruksionin e shtëpiave,këtu dua të përmend familjet e komuniteti rom, egjiptian por dhe ato familje që kanë pasur fatkeqësi natyrore si : rrëshqitje e dherave apo zjarre të ndryshme .Me të marr një vendim qeveria për aplikimn që ka bërë bashkia elbasan do tia vëmë në dijeni se kush familje ka përfituar .

COMMENTS

WORDPRESS: 0