Familja me 7 anëtarë në mungesë të minimumit jetik

Familja me 7 anëtarë në mungesë të minimumit jetik

Aktivisti/ Miratimi minimumit jetik detyrim ligjor, jo vullnet politik
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.
Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë

Pothuajse çdo ditë përballemi me situata të ndryshme ,ku kryefjala është : Varfëria.

Emisioni investigativ BOOM ka trajtuar një çështje shumë delikate që lidhet me jetën e të gjithë shqiptarëve. Minimumi jetik!

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk e ka të deklaruar minimumin jetik zyrtar.

Për të kuptuar më nga afër këtë çështje, BOOM ka shkuar në familjen Shahaj e përbërë nga 7 anëtare dhe që jeton në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Familja përbëhet nga burri, gruaja dhe 5 fëmijët.

Ata jetojnë me 72 mijë lekë të vjetra në muaj, të ardhur nga ndihma ekonomike. Burrë e grua janë pa punë.

A mund të përballojë jetën një familje prej 7 anëtarësh me 72 mijë lekë të vjetra?

Florina Shahaj shprehet: Blej një thes miell, pampers për fëmijët, dhe ato që më mbesin vaj e pak gjëra. Dritat dhe ujin mi paguan kunata. 

Ata jetojnë në shtëpinë e kunatës. Rrobat që i falin për fëmijët tregon se i shet: s’e s’kam bukë të hamë! Qumështin e kosin nuk ia marr dot përditë!”

Ndërsa grupi i xhirimit ndodhej aty, banesën e vizitoi vjehrri i Florinës i cili tregoi se kishte sjellë nga Patosi ullinj e pak vaj.

 

BOOM i dhuroi familjes Shahaj 72 mijë lek, aq sa ajo merr ndihmë për të parë se çfare shpenzimesh mund të bëjë një familje me këtë shumë lekësh:

Qeveria ende nuk pranon të caktojë minimumin jetik pasi nuk përballon dot faturën financiare që vjen pas. Pasi në varësi të minimumit jetik do të përcaktohen dhe pensionet, asistenca, pagat.

 

INSTAT MAT VETEM VARFERINE 

INSTAT në Shqipëri thotë për Boom se ai nuk mat minimumin jetik, por mat vetëm nivelin e varfërisë dhe se minimum jetik përcaktohet nga ministritë që merren me Çështjet Sociale në bashkëpunim me Institute kërkimore.

Përsa i përket nivelit të varfërisë, nga matja e fundit ajo rezulton se perqindja e te varferve ndaj popullsise eshte 14.3 përqind.

Nderkohe Dhoma e Permbaruesve private ka nje direktive ku percakton minimumin jetik për unifikimin e zbatimin e masës së sekuestros konservative. Dhe kjo eshte e barabarte me pagen minimale zyrtare ne shkalle vendi 22 mije leke.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0