Falet gjoba për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit

Falet gjoba për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit

Shkodër: Kanalet kulluese gati të kthehen në burim sëmundjesh
Policia bashkiake Tiranë sekuestron mallin e shitësve ambulantë (video)
Vështirësitë e rrugës drejt arsimit për studentët Romë dhe Egjiptian.

Në vitin 2016 ligji “Për gjendjen civile” pësoi disa ndryshime. Një nga këto ndryshime kishte të bënte me  rastet kur qytetarët ndryshojnë vendbanimin, apo kur nuk përdorin më një banesë për përdorim vetjak apo të familjes. Sipas këtyre ndryshimeve, nëse qytetarët nuk do të deklaronin këtë ndryshimi pranë zyrave të gjendjes civile brenda një afati 30 ditor, qytetarët do të dënohen me gjobë, në masën 10 000 lekë, dhe me pezullim të shërbimit deri në vjeljen e gjobës, të cilën e vendos dhe e vjel nëpunësi i gjendjes civile. Në fakt, numri i lartë i qytetarëve të cilët nuk kishin bërë deklarimin e ndryshimit të banesës brenda afateve ligjore, për shkak të mos pasjes së informacionit si dhe dënimi i përcaktuar, detyroi ligjvënësit që të rishikojnë sërish ligjin “Për gjendjen civile”.  Më 22.10.2020, parlamenti me ligjin Nr. 130/2020  e shfuqizojë dënimin në lidhje me mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit. Tashmë, qytetarët mund të drejtohen pranë zyrave të gjendjes civile dhe të bëjnë ndryshimin e vendbanimit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0