Së shpejti do të bëhen testimet fizike për gjimnazistët, të cilët duan të pranohen në programin e studimit barchelor, në edukim fizik dhe sporte për vitin akademik 2020-2021, në universitetin Aleksandër Xhuvani, Elbasan. Dokumentat që duhet të kenë kandidatët ditën e testimit fizik janë si më poshtë:
Të kenë shlyer plotësisht detyrat e maturës shtetërore për regjistrimin në agjencinë kombëtare të provimeve si dhe duhet të dorëzojnë në sekretari këto dokumente:
fotokopje e pashaportës ose e kartës së identitetit,
kartelën skedën shëndetësore,
fotografi 40 herë 60 cm 2 copë,
dhe mandatin e pagesës prej pesë mijë lek të rinj.
Për të bërë pagesën në bankë, më parë kandidatët duhet te shkarkojnë në faqen zyrtare të universitetit faturën e arkëtimit. Regjistrimet fillojnë nga data 17/8/2020 dhe mbarojnë 24/8/2020. Orari është nga ora 8 deri ne 16.
COMMENTS