Evropa e gjunjëzuar nga përmbytjet: shkon në180 numri i viktimave

Evropa e gjunjëzuar nga përmbytjet: shkon në180 numri i viktimave

Kombet e Bashkuara: 10 000 palestinez të shpërngulur nga Gaza, mundësi të kufizuara në ujë, ushqim, higjienë…
Rikthimi i Adele pas divorcit” Fillova të mendoj për veten time”
“Ndaloni epidemitë e vdekjeve të panevojshme”- Urrejtja ndaj komuniteteve kontribuon në rritjen e numrit të vetëvrasjeve të romëve

Situata e përmbytjeve në Gjermani vijon të rëndojë bilancin tragjik të viktimave. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa shtete, duke lënë në total 180 viktima dhe mbi 1300 persona të zhdukur.

Të paktën 156 njerëz kanë vdekur dhe 1300 janë zhdukur pas shiut të rrëmbyeshëm në Gjermani. 24 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg, Holandë dhe Zvicër janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin. Ditën e shtune Kryeministri i Holandës, Mark Rutte për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, shpalli gjendjen e katastrofës kombëtare.

Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën. Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, që do të thotë se situata do të përkeqësohet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0