Eurostat – Shqipëria zhytet në borxhe gjatë pandemisë

Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…
Bashkia Elbasan – Edhe sheshet para pallateve do të jepen me konçesion
borxhi publik1

                        Foto ilustruese

Për 9 mujorin e 2020-s, Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13.6 pikë përqindje, (pp) duke e çuar atë në 79.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të shtatorit, nga 63.3% që u mbyll viti 2019, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Europian.

Me këto ritme të larta, Shqipëria rezulton e gjashta në Europë për ritmet e rritjes së borxhit publik gjatë periudhës së pandemisë, pas:
a)Qipros (19.3 pp)                                                                                    b)Belgjikës (16 pp)                                                                                                                                                               c)Francës (15.9pp)                                                                                                                                                               d)Spanjës (14.7 pp)                                                                                                                                                             e)Italisë (13.6%), sipas të dhënave nga Komisioni Europian dhe Eurostat.

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, vendi ynë u rendit i dhjeti në Europë për borxhin dhe i pari në rajon, duke ia kaluar Malit të Zi që deri përpara krizës së Covid kishte huamarrje më të lartë. Në 9 muajt e krizës, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 % (pp), Maqedonia e Veriut me 11.5 % (pp), Mali i Zi me 1.6 %(pp), Bosnja me 5.5 % (pp) dhe Kosova me 2.4 % (pp).

Por, ndonëse Shqipëria e ka rritur për të njëjtën periudhë borxhin me 13.6 pikë përqindje, më shumë se gjithë rajoni, mbështetja direkte dhe indirekte që ka dhënë qeveria shqiptare për ekonominë ka qenë më e ulëta.
Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetja direkte buxhetore e Shqipërisë është 1.2% e PBB-së, më e ulëta në rajon (4.3% e PBB-së është mesatarja e Ballkanit Perëndimor) dhe Europë.es

Mbështetjen më të lartë direkte buxhetore e dha :
a)Mali i Zi, me 8% të PBB-së,                                                                      b)Serbia dhe Kosova me 5.6% të PBB-së,                                                    c)Bosnja 5.2%,                                                                                              d)Maqedonia 2%.                                                                                      e)Në shtetet e tjera të Europës, mbështetja direkte ka arritur deri në 8% të PBB-së

Por, cila ishte arsyeja e rritjes së borxhit

  • Rritja e fortë e borxhit erdhi për shkak të emetimit të eurobondit në qershor 2020 prej 650 milionë euro, nga e cila 200 milionë euro ishte rifinancim dhe pjesa tjetër për mbështetje buxhetore.
    Rreth 400 milionë euro kishin qëllim të përdoreshin pikërisht për mbështetje buxhetore, me qëllim mbulimin e deficitit buxhetor. Pandemia krijoi një thellim drastik të deficitit buxhetor, sidomos për shkak të të ardhurave të munguara.
  • Në 11 muajt e këtij viti, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 310 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në kuadrin e ri makro parashikohet që deficiti buxhetor për vitin 2020 të arrijë në 6.7% të PBB-së.ws
    Ndërkohë borxhi raportohet bruto, dhe një pjesë e eurobondit nuk është përdorur ende, duke mbetur e disponueshme në llogarinë e thesarit për të financuar deficitin e vitit 2021, pasi qeveria mori më shumë borxh sesa i duhej për vitin 2020.
  • Rënia e PBB-së është një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së. Për 9 mujorin, ekonomia ka rënë me 5.5%, sipas INSTAT, çka e ka ulur PBB-në me rreth 750 mln euro në krahasim me fundin e 2019-s.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0