Eurostat: Shqipëria në valën e emigracionit masiv, e 6-shta në botë

Shkodër/ Mes këtyre ditëve të acarta familja në Shkodër rrezikon që të mbesë në mes të katër rrugëve.
Qytetari me Covid lihet jashtë dyerve të spitalit/ Grida Duma publikon videon alarmante: Shqiptarët nuk mund të dergjen…
Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 16 viktima dhe 21 të plagosur

Një studim i Eurostat tregon se Shqipëria u rëndit në vendin e gjashtë në botë për nga lejet e qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian dhe bëhet fjalë për rreth 868 mijë leje qëndrimi deri në fund të vitit 2019.
Nëse do të bëjmë një krahasim me vendet e tjera të BE, të dhënat po i japim në tabelën më poshtë: (referuar Eurostat…shifra deri në fund të vitit 2019)
Vendi                     Lejet e qëndrimit
1.Maroku             2 milionë leje qëndrimi
2.Turqia               1.9 milionë leje qëndrimi
3.Ukraina             1.3 milionë leje qëndrimi
4.Kina                  1 milionë leje qëndrimi
5.Siria                  974 000 leje qëndrimi
6.Shqipëria          868 000 leje qëndrimi
7.Algjeria             700 000 leje qëndrimi
8.Rusia                 689 000 leje qëndrimi
9.India                  555 000 leje qëndrimi
10.Serbia              504 000 leje qëndrimi

ll 768x366 1Po shteti ynë fqinj Italia, sa për qind të lejeve të qëndrimit zë?

Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.
Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona. Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit. Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit. Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Por, së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një tjetër projektligj, i cili synon të tërheqë në vendin tonë një numër të madh të moshuarish, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke u hequr barrierat ligjore sa i takon qëndrimit në Shqipëri. Nisma është propozuar nga deputeti Enver Roshi, ndërsa ndryshon ligjin për të huajit, duke parashikuar të drejtën e pensionistëve të juaj, për të aplikuar për t’u pajisur me leje qëndrimi.

6006f79c6dea12

Foto: “Projekligji për ndryshime në ligjin “Për të huajt”

Sipas nismës ligjore, i huaji mund të pajisjet me leje për të qëndruar në Shqipëri, nëse është pensionist, nuk i pakësohen të ardhurat mujore nga pensioni, nuk përbën cenim për rendin dhe sigurinë, të mos cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera si dhe të mos jetë debitor në vendin e tij. Sipas propozuesit, projektligji sjell një impak pozitiv në Shqipëri si rezultatit i përdorimit të pensionit nga të huajt si burim konsumi dhe investimi, duke krijuar edhe vende pune për nevoja të ndryshme që mund të kenë pensionistët, për kujdestarinë e shtëpisë, shërbimin mjekësor, shërbimin ushqimor.

Ligji aktual në fuqi për të huajit nuk i favorizon pensionistët për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri. Ligji parashikon leje qëndrimi për të huajit e punësua, ekuipazhet e mjeteve të lundrimit, për të huaji me kualifikim shumë të lartë, për trajnues pa pagesë, për shërbime vullnetare, për kërkim shkencor, për raste humanitare, për studentë, për viktimat e trafikimit, etj., por jo për pensionistët. Ndërkaq, një vit më parë, qeveria miratoi një akt normativ, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj që përfitojnë pension, me qëllim për të rritur lëvizjen e shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë.

 

Përshtatur nga Informim.AL Burimi: Eurostat , Monitor.Al 

COMMENTS

WORDPRESS: 0