Eurostat: Paga minimale në Shqipëri, më e ulëta në rajon dhe BE

Eurostat: Paga minimale në Shqipëri, më e ulëta në rajon dhe BE

Personat që nuk dëgjojnë:Të privuar nga e drejta për të vazhduar arsimin e mesëm
Rritja e divorceve në Shqipëri/ Shkaqet dhe qytetet me numrin më të madh të tyre
Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro. Sipas të dhënave të Eurostat që i referohen janarit 2019, por ndonëse në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri është sa 89 % e asaj që është në Maqedoni . Një individ me pagë minimale në Shqipëri mund të blejë vetëm sa 75 % e volumeve të mallrave dhe shërbimeve që blihen në Maqedoni . Shqipëria ka jo vetëm pagën më të ulët në  rajon dhe BE në vlerë absolute, por sidomos diferenca është shumë herë më e lartë  sipas standarteve të fuqisë blerëse . Një njësi e Bashkimit Europian që bën të mundur krahasimin midis shteteve duke eleminuar diferencat e niveleve të çmimit midis shteteve duke matur sa njësi mallrash dhe shërbimesh mund të blesh për  të njëjtën vlerë parash . Ata që paguhen me pagë minimale në vendin tonë  blejnë më pak volume të mallrave dhe shërbimeve edhe pse më pak të paguarit e rajonit. Kjo nënkupton se paraja ka më pak vlerë në Shqipëri , për shkak të çmimeve të larta të produkteve në raport me të ardhurat . Eurostat ka përllogaritur nivelin e pagave minimum të Bashkimit Europian, vendeve kandidate si dhe Turqisë dhe SHBA-së duke u bazuar në standartin e fuqisë blerëse . Në 2019 një shqipëtar me pagë minimale të përcaktuar sipas ligjit  merr në fund të muajit 389 .Paga minimale në Shqipëri e shprehur me standartin e fuqisë blerëse është sa 75 % e pagës minimale në Maqedoninë e veriut . Edhe me raportet e tjera të rajonit  shqipëtarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion per t’u ushqyer. Për Serbin ky tregues është 15. 6 % e GDP ,  për Maqedoninë e veriut  19 % dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi , me përkatësi është 23 dhe 24 %e GDP . Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate pa perfshirë këtu Kosovën dhe Turqinë , mesatarja është 19 .7%

COMMENTS

WORDPRESS: 0