Euronews – Afganët e parë strehohen në Berat

Euronews – Afganët e parë strehohen në Berat

Itali – 14 viktima pas rënies së teleferikut – Këta janë emrat
Locatelli/Përveç suksesit ne futboll edhe në dashuri
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Grupi i parë i afganëve do të strehohet në Berat, sipas burimeve për Euronews Albania.

Ndërkohë në këtë qytet janë duke u përgatitur strukturat akomoduese për të pritur shtetasit afganë.

Autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë.

Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore.

Ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.

Ky aeroport është marrë nën kontroll nga amerikanët, ndërkohë që talebanët ndodhen jashtë rrethimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0